Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Drejtësisë kallëzon sekretaren e përgjithshme Hoxha

Një javë pas skandalit të tenderit të byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve ministri Gazmend Bardhi depoziton në prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish-sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë. Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave Fastech, Ratech dhe Soft Solution si dhe ndaj ish-sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.

Ky kallëzim i ministrisë vjen në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese. Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik.

Ndërkohë, pak ditë para zgjedhjeve mes ministrit dhe sekretares Juliana Hoxha u regjistrua edhe një incident, pasi Bardhi e pezulloi nga detyra dhe nuk lejoi që kjo e fundit të hynte në institucion. Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit si përfaqësuese e listës së PS në Qarkun e Tiranës dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.

Please follow and like us: