Albspirit

Media/News/Publishing

Franz Kafka: Kushdo që e ruan aftësinë për ta parë të bukurën nuk plaket kurrë

  • Rinia është e bukur sepse ajo e ka aftësinë për ta parë të bukurën; kushdo që e ruan aftësinë për ta parë të bukurën nuk plaket kurrë.
  • I gjithë kuptimi i jetës është se ajo ndalon.
  • Ju s’keni nevojë të largoheni nga dhoma e juaj. Rrini i ulur në tryzën tuaj dhe dëgjoni. Madje as mos dëgjoni, thjesht prisni, qetësisht, heshtur dhe në vetmi. Bota bujarisht do ta ofrojë veten e saj tek ju për t’u demaskuar. Ajo s’ka mundësi tjetër. Ajo do të rrokulliset në ekstazë para këmbëve tuaja.
  • Unë e kam ndjenjën e vërtetë të vetvetes vetëm atëherë kur jam padurueshmërisht i palumtur.
Please follow and like us: