Albspirit

Media/News/Publishing

Ekrem Ajruli: REND, OR THUNDRAK

 

Parodi: “Rend or Marathonomak”
F.Noli

Rend, e rend or tungjatjeta
Soji yt vjen nga tej-mesjeta
Rend e thuaj
Se ka ardhur koha juaj
Se betejën e fituat
Dhe pushtetin e zaptuat
Rend, or thundrak

Kap një degë ferre
Rrotullohu disa here
Nëpër fushë e breg mbi breg
Thundra tokën të mos ta prek
Rend or thundrak

Ke një plagë që të shpon
Shpirt e zemër t’i sëmbon
Në çdo mes pse s’je i pari
Karrierist zog gomari
Rend, or thundrak

T’u tha gryka po s’të pihet
Të është çarë thundra po s’të rrihet,
Se karrigia po të pret
Ankthi zemrën po ta vret
Shpejt, or thundrak!

Vapa mbyt e pluhuri nxinë
Ferra çjerr e guri grin
Lakmia gjoksin ta përvëlon
Kolltuku syrin ta verbon
Ush e ush, o thundrak

Gryka si gjyryk, të frynë
Seç, vëngon e ç’gulçon,
Lakmia të çkallmon
Me tokmak për partinë
Rend, or thundrak.

Please follow and like us: