Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni: KLSH banda e hajdutëve të Bujar Leskajt

Pas publikimit të skandalit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për përdorimin e institucionit nga kreu i saj Bujar Leskaj si kamzhik korruptiv ka ardhur edhe reagimi i biznesmenit A.B.

Në një mesazh të nisur për CityNews, ai ka shkruar se ka kaluar edhe vetë një skandal, ku për motive korruptive, Leskaj e ka shpallur kompaninë e tij 440 milionë lekë debitore.

Biznesmeni ka shtuar se shpallja e kompanisë së tij si debitore u bë në një mënyrë krejt selektive dhe e pabazuar në normat e kodit doganor.

“Kjo qe keni shkruar eshte me se e vertete, sepse prej plehres Bujar Leskaj e kam hequr edhe vete ne kurriz kur ne menyre krejt selektive,per inate personale apo motive korruptive,ne nje audit ne dogane mbi cmimet e referencave e nxorri kompanine time 440 miljone leke (te vjetra)debitore,ne menyre krejt selektive dhe te pabazuar ne asnje norme te kodit doganor,pasi ishte e vetmja kompani midis kompanive te njejta qe per te njejtat kushte dhe kritere,Inspektoret e Bujarit (te gjithe inspektoret i ka ushtare,sepse i njoh disa),nxjerrin debitore vetem kompanine time,duke mos pranuar asnje prej argumenteve te paraqitura prej doganes dhe prej nesh.Ju inkurrajoj te vazhdoni ta demaskoni,sepse e ka kthyer KLSH ne institucionin me te korruptuar,duke perdorur metoda te tilla presioni karshi bisnseve e duke goditur dike per te favorizuar dike tjeter.Dhe per te krijuar ne Opinionin publik idene e nje institucioni qe godet abuzimet ne administrate perdor mediat e blera per te publikuar raporte te fryra per efekte mediatike”, ka shkruar ai.

Please follow and like us: