Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja Karabina pushon nga puna 4 anëtarë të bordit të Universitetit të Mjeksisë

Ministrja teknike e Ministrisë së Arsimit, Mirela Karabina ka pushuar nga puna ditën e sotme 4 anëtarë të bordit në Universitetin e Mjekësisë, duke bërë kështu edhe zëvendësimin e menjëhershëm të tyre. Një prej tyre është edhe Plarent Ndreca, drejtor i UPT-së. Të emëruarit e rinj nga Karabina kanë zhvilluar sot një mbledhje, në mungesë të anëtarëve të tjerë të bordit, të cilët janë me pushime. Anëtarët e munguar i kanë dërguar Karabinës një letër ku i shprehin pakënaqësitë dhe madje duke e cilësuar mbledhjen si të paligjshme.  Ata i kanë dërguar një letër Karabinës duke e cilësuar të paligjshme mbledhjen.  Ditën e djeshme 7 drejtorë të MAS u kallëzuan në Prokurori me akuzën e “shpërdorimit të detyres”.

Please follow and like us: