Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëheqja e ministrave teknikë, Julian Deda: Vendimi i duhur, por 1.5 muaj me vonesë

Aktori i humorit Julian Deda, i cili është gjithashtu anëtar i Partisë Demokratike, ka reaguar pas lajmit se ministrat teknikë të zgjedhur nga Lulzim Basha pas marrëveshjes së 18 majit me kryeministrin Edi Rama, kanë paraqitur sot dorëheqjen.

Deda e konsideron këtë si një lajm të mirë, por edhe pak të vonuar pasi sipas tij ata duhej të ishin tërhequr që më 26 qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Dorehiqen ministrat teknike, ky eshte nje lajm i mire edhe pse i vonuar. Ne fakt Basha duhet ti kishte terhequr qe ne date 26 Qershor. Megjithate, ata bene veprimin e duhur duke u terhequr sot.
Pra, mes “armiqve” dhe servileve, Basha kuptoi se armiqte kane te drejte ne kerkesen e tyre per te mos pritur Shtatorin. Sa me shume te rrinin aty, aq me shume i shtoheshin mundesit Edit, qe te perbalte personat ne fjale bashke me subjektin propozues, qe ne kete rast ishte PD. (Ne fakt ajo puna e hotelit me 5 yje, nuk hahet as me vaj as me uthull, po nejse, iku tani)

P.s. Terheqja, veprim i duhur edhe pse 1,5 muaj me vonese. “, komenton Deda.

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ai i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i Shëndetësisë Arben Beqiri, e Mirëqenies sociale Xhuljeta Kërtushaj, e Arsimit Mirela Karabina dhe ajo e Financave Helga Vukaj u zgjodhën nga Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme të 22 majit.

Please follow and like us: