Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli: Irani po ndërton central raketash në Siri

Mediat izraelit raportojnë se Irani është duke ndërtuar një fabrikë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në veri-perëndim të Sirisë.

Ato kanë publikuar disa imazhe satelitore, në të cilat shihet një vend në ndërtim e sipër, që pretendojnë se po ngrihet me mbështetjen e Teheranit për prodhimin e armëve.

Këto raportime mbërrijnë në kohën kur Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar disa herë se Irani po shton praninë e vet, si me ekspertë ushtarakë, ashtu edhe me trupa në Siri.

Ai tha se Izraeli do t’i përgjigjet çdo kërcënimi dhe nuk do të lejojë që në Siri të ndërtohet një fabrikë e tillë.

Shqetësimet në rritje nga Izraeli rreth pranisë ushtarake afatgjatë në Siri dhe Libi nga ana e Iranit, janë vënë në dukje nga administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila ka thënë gjatë këtij viti, se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje paqësore në Siri, e cila i lejon Iranit prezencë ushtarake në këtë vend.

Vetë Irani nuk ka reaguar ende në lidhje me pretendimet e Izraelit.

Irani nuk e ka komentuar zyrtarisht një gjë të tillë.

Please follow and like us: