Albspirit

Media/News/Publishing

Mbesa e Gjomarkajve, sukses të madh në Amerikë

Familja e madhe e Gjomarkajve është me famë në historinë e shqiptarëve. Kapedanët e Mirditës që nuk u tutën nga turqit, nga Enver Hoxha dhe nga askush, gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e shqiptarëve për vlerat dhe meritat që kishin në krahinën e Mirditës. Jeta e tyre e veçantë, formimi perëndimor që kishin dhe gjaku blu që ato kishin në vena si pasardhës të Lekë Dukagjinit është transmetuar nga brezi në brez.

Kjo foto është e Maria Kristina Gjomarkaj, e publikuar në rrjetet sociale nga Ben Oroshi. Mbesa e madhe e Gjon Markagjonit, drejton sot një nga kompanitë më prestigjioze në New York. “Kur ju të zbuloni atë që dëshironi të bëni në jetë, ju do të jeni një yll i vërtetë”. Këto janë fjalët e bosit të kompanisë, ku ajo fitoi përvojën e parë dhe u përgatit për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme në fushën e PR dhe planifikimit të eventeve industriale. Sot ajo drejton një nga kompanitë më prestigjioze dhe më të suksesshmet në fushën e planifikimit industrial në New York.

Maria ka lindur në Romë dhe arsimimin e kreu mes Italisë dhe Amerikës.

Famous Albanians: Maria Christina Gjomarkaj Verger

Please follow and like us: