Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: Lamtumirë mik i mirë dhe fisnik, prof. Ylli Popa…

 

 

Sa herë që takoja të bijën, mjeken shembullore në klinikën zonja Këshillit të Mirë, pyetja e parë ishte …si është profesor Ylli…dhe ajo me atë edukatën e saj mbresëlënëse më thoshte…po ja ashtu me pleqërinë e thellë. Sot lexojmë se zemra e tij ka vendosur të ndalet…të shuhet një nga yjet e shkencës, akademizmit dhe humanitetit…

Në vitet 2004-2005 kam pasur rastin të bisedoja shpesh me të për shkak të detyrës që kryeja dhe bashkëpunimin për një rikonceptim dhe riorganizim të punës në Akademinë e Shkencave…gjeta një partner që dëgjonte me vëmendje…dhe që nuk kishte ndroje nga idetë e reja.

Mendja më shkonte te artikulli tij në hyrje të viteve 90-të kur ai guxoi…Në një rast tjetër e kujtoj në një konferencë shkencore…po flitej për Nopçën dhe kontributet e tij…kur e mori fjalën prof. tha “Në një moment m’u duk se Nopça hyri në sallë si hije dhe na tha…tezat bazë të Albanologjisë nuk duhen braktisur”.

Një moment tjetër…ishte vjeshta e vitit 2006. Do promovoja librin tim ‘Autoritarizëm në Tranzicion…Antropologjia shqiptare përmes globalizmave…’. Ftova disa akademikë që më nderuan me pjesëmarrjen. Ftova dhe prof. Yllin. por kolegët e tij ishin dyshues se a mund të vinte pasi ai kishte probleme me shikimin. Por fiks 5 minuta para fillimit ai mbërriti.

Në fund më tha se ju i keni hyrë edhe globalizmit…shumë mirë bën…ndaj dua t’ju lidh me një studjues të huaj që merret me këtë fushë studimi.

I shtrenjti profesor Popa…me ADN dhe traditë nga familja e shquar Popa…po ikën në qiell duke lënë emër e dritë këtu mes nesh… por duke shpënë emër e dritë në Panteonin e qiellit.

Dheu i atdheut nga sot ka një peng-detyrë të të mbaj ngrohtë si biri i shquar i kombit…

Lamtumirë dhe na dërgo mesazhe…prof Ylli Popa…

Please follow and like us: