Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati i Ismail Morinës: Çështja do rishqyrtohet nga fillimi, s’ka ekstradim

Avokati i Ismail “Ballist” Morinës, personi që ngriti dronin në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, thotë në një intervistë për “Top-Channel” se çështja e ekstradimit do të rishqyrtohet.

Sipas tij, nuk do të ketë ekstradim të Morinës nga Kroacia në Serbi, përkundër vendimit të Shkallës së Parë atje. “Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim.

Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan. Ndërhyrja shqiptare nuk bëri punë, gjykata vendos për ekstradimin e “Ballistit” Ismail Morina duhet të ekstradohet në Serbi.

Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë sot nga Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth “Ballistit” që është i arrestuar në Kroaci.

Por Gjykata e shkallës së parë në Dubrobvnik ka vendosur të zbatojë ekstradimin drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve. Sipas familjarëve të Morinës, ky vendim do të apelohet për të dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim.

Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësuesit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimin në Serbi.

Please follow and like us: