Albspirit

Media/News/Publishing

Skënderbeu barazon 1-1 me Dinamon e Zagrebit

Skënderbeu ka arritur një rezultat thuajse të shkëlqyer në betejën e parë të play-off të Europa League. Skuadra korçare sot ka ndalur me barazim 1-1 Dinamon e Zagrebit në transfertë.

Bardhekuqtë e Ilir Dajës ishin në avantazh deri në sekondat e fundit të takimit. Golin e parë e shënoi Latifi në të 37′. Në fund, kur Skënderbeu po bëhej gati për të festuar fitoren, shënoi Henriquez. Kros në zonë, dy a tre goditje rresht aty dhe topi kalon vijën fatale, aq sa për të thyer Shehin.

Please follow and like us: