Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-deputeti i mëngjërt dhunon ish-gruan dhe shoqërohet në polici

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste. Policia e Elbasanit bën me dije se ish-deputeti është vënë në pranga në lagjen “5 Maji”, teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Hamer”, me targa PE2505A. Uniformat blu sqarojnë se ish-deputeti dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, shtetasen E. T., 38 vjeç, banuese në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan. Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.
Arma e zjarrit së bashku me automjetin janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Please follow and like us: