Albspirit

Media/News/Publishing

Leonardo Voci sjell librin “Odhise Paskali, themelues i skulpturës shqiptare”

Ky është një libër studimor mbi krijimtarinë e skulptorit të njohur Odhise Paskali, shoqëruar edhe me ilustrime grafike të nxjerra nga arkivi i familjes. “Këtë libër me studime mbi veprat e Mjeshtrit të Madh të skulpturës shqiptare, Odhise Paskalit, e kam shkruar me një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme nga të gjithë, për faktin që ta afroj Paskalin dhe veprën e tij pranë gjithë shqipfolësve sipas dëshirës së tij, për ta dhënë atë në formë të asimilueshme. A është ky Paskali përfundimtar? Mendoj se jo. Paskali zotëron skenën e artit të skulpturës dhe të kohërave që do të vijnë. Ai mbetet akoma për t’u zbuluar, si një margaritar, që sa më shumë t’ia fshijmë pluhurin, që tashme koha është në veprim, aq më shumë vezullon. Nëpërmjet 523 veprave të tij, që ia la Shqipërisë dhe kombit të tij, na është ulur në qytetet tona këmbëkryq”, shkruan Voci në këtë libër.

Gusht 2012

Please follow and like us: