Albspirit

Media/News/Publishing

Elhaida Dani thyen heshtjen

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka kohë që ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, të cilin do ta lansojë së shpejti. Ajo nuk ka qenë shumë aktive viteve të fundit në tregun muzikor shqiptar, kjo për shkak të projekteve që ka realizuar në gjuhë të huaja. Gjithsesi, ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, këngëtarja Dani ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilat shfaqet më provokuese se asnjëherë. Jemi mësuar të mos e shohim shpesh me bikini, por kësaj radhe Elhaida Dani mahniti me fansat me disa fotografi nga pushimet e saj në Cascais të Portugalisë.

Please follow and like us: