Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahimovic rikthehet sërish te ‘Manchester United’

Zlatan Ibrahimovic do të luajë me “Djajtë e Kuq” edhe sezonin e ardhshëm. Manchester United pret që Zlatan Ibrahimovic të nënshkruajë kontratën e re javën e ardhshme dhe të qëndrojë në “Old Trafford” edhe një sezon, raporton “ESPN FC” nga burime të afërta me klubin, transmeton Gazeta Express.

35 vjeçari është lojtar i lirë pas largimit nga United në fund të sezonit të kaluar, por “Djajtë e Kuq” e duan tani sërish në “Old Trafford”.

Ai është duke u shëruar nga lëndimi i ligamenteve që pësoi në prill në Europa League ndaj Anderlechtit dhe raportohet se do të jetë jashtë fushave deri në vitin 2018.

Sipas burimeve të “ESPN FC”, lojtari do të nënshkruajë kontratën e re javën e ardhshme dhe më pas do të vazhdojë më rikuperimin nga lëndimi i ligamenteve, për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.Ibrahimovic shënoi 17 gola në 27 paraqitje në Premierligë me Unitedin në sezonin e parë, 28 në gjitha garat. Pas tij ishin Marcus Rashford dhe Henrikh Mkhitaryan, dytë me nga 11 gola.

Please follow and like us: