Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-kryeparlamentari serb: Kosova nuk është më e jona, do të futet në OKB

Dragoljub Mićunović thotë se Kosova tashmë nuk është më pjesë e Serbisë dhe sa më shpejt të kuptohet ky fakt aq më mirë do të jetë. Në një intervistë në Beograd, ish kryeparlamentari serb thotë se cilësimi i Kosovës si krahinë jugore e Serbisë ka marrë fund. Kjo çështje është ndërkombëtarizuar që moti, Kosova ka ndërtuar institucionet themelore shtetërore, është pranuar prej rreth 100 shteteve, ndonëse është nën protektorat të OKB-së dhe BE-së natyrisht që është e qartë që tani se atë shtet disi do ta fusin në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Mićunović.

Ai është filozof dhe politikan serb, themelues i Partisë Demokratike të Serbisë më 1989. Për katër vite ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit serb, në vitet 2000-2004, ndërsa ka kandiduar në zgjedhjet presidenciale serbe në vitin 2003, duke fituar 35,42% të votave.

Në intervistën e dhënë në Beograd, ai thotë se në Kuvendin e viteve ’90 kishte kërkuar të verifikoheshin mandatet e deputetëve nga Kosova, pasi shqiptarët i bojkotuan zgjedhjet dhe deputetë u bënë edhe ata serbë që nuk merrnin më shumë se 90 vota.

Që atëherë të gjithë u ngritën në këmbë në parlament për të na akuzuar se jemi tradhtar. Pyeta: çfarë duam të bëjmë me Kosovën? E keni shpërndarë Kuvendin, ata (shqiptarët) janë çuar në këmbë, kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kemi organizuar fund e krye procese gjyqësore politike, vërtet çka doni? Nëse nuk arrijmë të bisedojmë dhe gjejmë një kompromis, vështirë do ta mbrojmë Kosovën, thotë Mićunović.

Please follow and like us: