Albspirit

Media/News/Publishing

Mit’hat FRASHERI: SHQIPËTARË DHE SLLAVË

Publicisti i mirënjohur serb, Jovan Tomiç, në parathënien e një libri, që e botoi më 1913 thotë tekstualisht: “Me letrën e tij botuar në “Le Temps” të 3 janarit 1913, M.Gregor Jaksiç ka gjetur një formulë të kënaqshme për të shprehur atë që paraqet anormal fenomeni ekspansionit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë së vërtetë, në Sanxhakun e Novi Pazarit, Fushë Kosovë, Serbia e vjetër dhe Maqedoni. Ky ekspansion i shqiptarëve krahasohet me një lumë të rrëmyer që ka dalë jashtë shtratit në mungesë të një rregulloreje, prandaj, sipas tij, ka ardhur koha që këtë lumë ta rikthejmë në shtratin e vet, duke e bërë të qetë dhe mirëbërës.

Ky është misioni mirëbërës i Fuqive të Mëdha. Këto duhet të prononcohen për kufijtë e Shqipërisë, duke i dhënë Shqipërisë kufijtë e saj të vërtetë”.
Pa shiko: Ishte një rast ku veprohej dhe, natyrisht, ishte dita e nesërme e shpalljes së Luftës Ballkanike, ku të gjithë sllavët, ose e thënë më mirë – serbët, kryenin një detyrë duke botuar ndonjë gjë kundër shqiptarëve.
Gazeta parisiene “Le Temps” kishte vënë shtyllat e saj në dispozicion të këtyre vlerëmohuesve, sikur t’i kishte vënë këto për grekët të lumtur sa s’ka më që mundnin të shfaqnin urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve. Nga ana tjetër, ministrat dhe ish-ministrat serbë i kishte pushtuar halli dhe i shënjti zemërim. M.Postriçi, me pseudonimin “Balkanikas”, nxirrte vrerin me gllënka të plota dhe një plakush i nderuar që gëzonte tituj të lartë, dr.Vladan Gjeorgjeviç, na falte një kryevepër të vërtetë.
Për të pasur një ide për karakterin e kësaj letërsie, mjafton që të lexosh pasazhin fort të bukur pasues3: “Tipi arnaut” është i dobët dhe i vogël, tek ai ka diçka prej cigani, prej fenikasi4. Shqiptarët nuk të sjellin ndërmend vetëm fenikasit, por gjithashtu edhe njerëzit primitivë, të cilët flinin nëpër pemë dhe atje mbaheshin me anë të bishtit të tyre. Gjatë shekujve që pasuan, njerëzve nuk u hynte më në punë bishti. Ai u zvogëlua aq shumë sa njerëzit e sotëm nuk kanë gjë tjetër veçse një mbetje të vogël në kockat
e vogla të iskionit. Vetëm midis shqiptarëve duket se ka akoma njerëz me bisht në shekullin XIX.J.G.v. Hahn (f.63)thotë: “Ka dy lloj njerëzish me bisht: një palë me bisht dhije. të dytët me bishta të vegjël kali. Ata që janë pajisur me bisht, janë njerëz shumë të fortë. në mënyrë të veçantë kanë trup të mirë. janë. gjithashtu, këmbësorë të shkëlqyeshëm. Ka disa vjet që një njeri i tillë vdiq. Kishte përshkuar brenda një dite ca hapësira prrallore për disa nevoja. Ai ishte i detyruar ta merrte në dorë bishtin e vet për të
mos e ndotur”.
Ne nuk dimë se për cilën vepër të J.G.v. Hahnit bëhet fjalë, por, nëse është për të famshmen “Albanischen Studien”, ky autor në faqen 63 të librit të sipërthënë, nuk thotë një gjë të tillë. Këto të dhëna gjenden vetëm në faqen 163. ku ai flet për besimet popullore midis shqiptarëve të jugut (jo për ata të veriut) të cilët besojnë në kukudhët, fantazmat, të bukurat e dheut, tamam për njerëzit që lindin me një bisht të vogël; megjithatë asgjë nuk del në shesh nga ato që thotë i respektueshmi ish-ministri serb. Ndoshta plaku i nderuar. duke shkruar pasazhin e sipërthënë, ka një kujtim të largët të origjinës së tij nga majmuni ose nga ndonjë pyll i një farë Lemurie. Në të gjitha rastet është interesante të dihet se cili është universiteti që u ka dhënë titujt e doktorit eruditëve të një kalibri të tillë. Por, nuk janë vetëm shkrimtarët sllavë ata të cilëve u merret fryma së bërtituri e së thëni të tilla marrëzira kundër shqiptarëve. Kolonia sërbe e Parisit ka mbledhur në një vëllim të vetëm me titull “Çështja shqiptare”
disa artikuj të publicistëve francezë (Cheradam, Bianconi etj.) botuar në “Hachette”, 1913. Të ndalemi për një çast te ky emër i fundit, M.Bianconi, i cili ka botuar disa shkrime në “Le Temps” (në numrin e 26 dhjetorit 1912 dhe të 10 janarit 1913) dhe që është autori i tyre. Nëse do të kemi kujtesë të mirë, do të na kujtohet se ai ka përpiluar edhe dy harta tregtare të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. që mund të na kënaqin dhe kështu ne të mund ta marrim për një njeri të shkencës. Nëse nuk gabohemi, në të njëjtën kohë ai është autori i një libri të vogël, pak të njohur, botuar në Paris më 1877 me titull “Etnografia dhe statistika e Turqisë Europiane”. Por në këto faqe dhe në hartën që i shoqëron, nuk njeh gjë tjetër veçse
grekë dhe vetëm grekë si banorë të të gjithë Maqedonisë e të pjesës më të madhe të Bullgarisë. Gjysh ia del mbanë po ky autor, që nuk njeh sllavët dhe ka pak vjet që merret me ta? Si kaq përnjëherësh ai zbulon se në këto vende gjenden të pranishëm vetëm sllavët? A ka dy trajtime të ndryshme
shkenca e këtij gjeografi, e mbi të gjitha, dy arsye?
Dijetarët dhe pseudodijetarët serbë, historianët, gjeografët dhe publicistët po bëjnë të gjitha përpjekjet që të provojnë një gjë: t’u krijohet bindja njerëzve se nuk ka shqiptarë në krahinat e njohura me emrin Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore. Dhe. nëse ka të tillë, ata janë vetëm njerëz të lepërt. qëjanë futur në këto vende në mënyrë të padrejtë, atajanë njerëz të papërcaktuar. që kanë dalë jashtë shtratit të përroit. Duke rivalizuar me grekët për këtë. serbët kanë shpikur në këtë rast. të mbështetur në modelin e dhënë nga politikanët e Athinës. një nomenklaturë qesharake. P.sh. ata quajnë “shqiptarë” ata shqiptarë që i përkasin fesë katolike dhe që banojnë veçanërisht në Mirditë dhe rrethinat e Shkodrës. Kurse shqiptarët
e Kosovës. quhen prej tyre “arnautë”, emërtim turk që përcakton të gjithë shqiptarët në përgjithësi, por, të cilëve serbët (dijetarë dhe pseudodietarë) ujapin një kuptim të veçantë. Mirëpo, vetë këta “arnautë” – thonë ata – s’janë gjë tjetër veçse sllavë, d.m.th. serbë të shqiptarizuar dhe serbë të myslimanizuar.
Ka të tilla shkrime të shkruara për këtë qëllim nga serbët si ato të Spiridon Gopçeviçit. Kështu, p.sh., mund të përmendim terma si “Maqedonia” dhe “Serbia e Poshtme”, nga leximi i të cilave krijohet një situatë komike e paskajshme. Për të tilla shkrime serbët ndihmohen nga dijetarë, ose të vetëquajturë të tillë, rusët Makushev, Florinski, Hilferding, autorë që në opinionet e tyre, ndihen pa dyshim prirjet e politikës moskovike. Këta zotërinj shkojnë edhe më larg: ngatërrojnë shqiptarët me turqit. Në këtë mënyrë i konsiderojnë ata si të huaj, si myslimanë, që duhet, shpejt a vonë dhe fatalisht, të shkojnë në Azi, në djepin e tyre të origjinës. Dhe në ato vende ku ata zbulojnë një sllav të vetëm apo një fshat të vetëm, sado i vogël që të jetë, ata nuk ngurrojnë të deklarojnë menjëherë sllave të gjithë krahinën.
Për t’i dhënë më tepër peshë politikës së tyre, sepse ata veprojnë sipas një përgatitjeje të tillë për pansllavizmin, ata kanë shpikur një term gjeografik: “Staraserbia” (Serbi e vjetër) për të emërtuar kështu njëjesë të mirë të Shqipërisë Veriore. Për të krijuar bindjen që shqiptarët janë autoktonë dhe se sllavët duhet të njihen si pushtues të huaj, ne detyrohemi të pohojmë se Dardania (“Serbia e vjetër” – sipas politikanëve serbë), është një krahinë shqiptare e banuar në të gjitha kohët prej shqiptarëve.
Po ashtu Zhan Bugarski konstatonte më 1845 se Bielopolia është sot shqiptare, tre vjet më vonë serbi Davidoviç pranonte që Kosova dhe Metohia (krahinë e Pejës) janë të banuara prej shqiptarëve.
Do të përpiqemi të sjellim disa citime të nxjerra nga autorë të huaj për të mbështetur tezën që ne mbrojmë.
Mbi të gjitha duhet të vëmë në dukje se pjesa perëndimore e Maqedonisë, domethënë krahina që ka formuar vilajetin e Manastirit nën sundimin osman, ka qenë quajtur shpesh Shqipëri, duke u konsideruar si një vend i banuar prej shqiptarëve. Ohria është mbiquajtur epirote për shkak se shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së saj. Sipas disa autorëve të tjerë kjo pjesë perëndimore e Maqedonisë është, gjithashtu, atdhe i shqiptarëve.
Një autor i shekullit XVI ka dhënë disa tregues të çmueshëm për Dardaninë, vendet e së cilës serbët, qysh prej disa dekadash rreken t’i quajnë Serbi e Vjetër, ne mësojmë se Dukagjinët (fis gegë) banojnë në Dardaninë që është një vend i banuar më tepër nga shqiptarët se sa nga serbët, në kufijtë e Shqipërisë.Në një vepër historike që daton më teprë se dy shekuj gjejmë disa paragrafë që na duken të zhveshura nga rëndësia. Duke folur për princin Karl Filip: “Ky e përzuri atë në lulëzimin e madh të viteve dhe të punëve të saj: dhe pikërisht për këtë i pëshpëriste asaj Princi Karl Filipi në Prishtinë, në Shqipëri, në fillim të vitit 1690”.
“Me pjesën e mbetur të trupave që përbëheshin nga dy regjimente, shkoi vetë zoti gjeneral, pa vënë re ndjenjën e papështatshmërisë në Prisseran (Prizren), kryeqytet në Shqipëri, ku ishte vetë kryepeshkopi
dhe patriku Kelmendas… ku ishin 5000 arnautë, pjesërisht të krishterë dhe pjesërisht turko-shqiptarë, (shqiptarë myslimanë). “Ndërkohë armiku kishte filluar të forcohej në Lumë dhe Tetovë, për këtë pjesa e krishterë sapo mori lajmin: në kryeqytetin Priseran (Prizren) u goditën një sasi trupash prej atyre shqiptare”.
“Jo më pak e etur ishte provinca shqiptare për të hequr zgjedhën otomane si Guzzia (Gucia), Klementia (Kelmendos) dhe banorë të tjerë të vendbanimeve shqiptare…”. Ne kemi bërë aluzion më lart për shkrimin e Mariano Bolicës, përsa i përket Kuçit. fis shqiptar sot, nënshtruar sundimit sllav. Në fakt
kufijtë etnografikë të Shqipërisë duhet të përfshijnë të gjithë krahinën e njohur me emrin Zedda (Zeta). Dijetari i Franz Miklosich në lidhje me këtë subjekt ka thënë: “Fjala Zeta ka shumë mundësi të jetë rne origjinë shqiptare, nga që shqiptarët fillimisht kanë qenë shumë më tepër të shtrirë në veri se sa sot. gjë që kuptohet lehtë nga prejardhja ilire e shqiptarëve. Dijetari Mas Latrie e quante Janinën qytet të Shqipërisë dhe Zetën një krahinë shqiptare: “Princ i Zetës në Shqipëri. Emrat e Zentës, Zeta dhe Cedda emërtojnë një principatë të vogël të bregut ilir. e cila ruajti pavarësinë që nga shekulli XII deri në shekullin e XV… territori i saj përfshin një pjesë të Shqipërisë së Sipërme ose Mali i Zi i sotëm…”. Gjithashtu për Zetën një autor tjetër shprehet me këto fjalë: “Është më afër së vërtetës emri Zeda. me të cilin, sipas prof. Hopf-it që pëlqen të emërtojë atë vend me origjinë shqiptare dhe që e pranuan të gjithë ata që me Hanin pranë te shqiptarët pasardhësit e vërtetë të ilirëve të vjetër. të cilët ndodheshin më në Veri të vendeve që banojnë pasardhësit e tyre të sotëm.
Ç’ka thënë për këtë udhëtari aq i famshëm sa i ndërgjegjshëm Ami Boue për vendet që banojnë shqiptarët? “Ato janë trojet që përmbajnë jo vetëm krahinat që përfshihen në vilajetet e Janinës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Shkupit, por edhe trojet shqitpare që i janë dhuruar mbretërisë serbe si pasojë e Luftë ruso-turke (1877) prej Kongresit të Berlinit, duke mos marrë paraqysh protestat e shqiptarëve. Le ta lemë të flasë vetë Ami Boue-në.
“Shqiptarët (banorët e shkëmbinjve) ose albanezët, janë vlerësuar nga demografët në 1 600 000 vetë, vlerësim i arsyeshëm, por që qëndron nën të dhënat reale, kur mendohet se ata shtrihen që nga Epiri deri në pjesën perëndimore të Moesisë, së Sipërme, ku ata përzihen me sërbët, në fushën midis Prizrenit dhe Pejës midis Vranjës dhe Mitrovicës, kurse shtrihen pothuajse të vetëm, të quajtur arnaut, në vendet e burimeve të Lepenacit, rrethinat e Cernoleva-Riekës, bregunjuglindor të fushës së Prishtinës, në vendin midis Vranjës, Gjilanit, Novo Bërdos, Prishtinës, Kratovos, Kurshumlisë, Prekopliës dhe Medokës. Nga ana tjetër ata përzihen me boshnjakët në malet midis Shqipërisë dhe Bosnjes, si në Kolashin, në Torë, në Guci. në Plavë, në brigjet e sipërme të Ibarit afër Rozhait, në distriktin e Sudolit. Ata shtrihen deri në pllajat në perëndim dhe në jugperëndim të Novi-Pazarit. në distriktin e Zetës, gjatë Moracës dhe në atë të Kelmendit, në Cem dhe takohen me malazezët’. Ne nuk shtojmë asgjë. sepse autori që kemi zgjedhur për të cituar njihet si një autoritet dhe veprat e tij të shumta mbi Turqinë Europiane
konsiderohen me të drejtë si një nga burimet më të sigurta që mund të merren me besim të plotë. Le të shqyrtojmë me vëmendje vetëm një term: “Serbi e Vjetër” (Starja Serbie). Këtë term duket qartazi se Boue-ja e injoron. Staraja Serbia, sot kaq popullor, përdoret gjatë propagandës serbo- ruse gjatë një periudhe gjysmëshekullore. Në fakt ky është një term, një fjalë e thjeshtë. Por, kush është ai që shmang fuqinë e fjalëve në shpirtrat njerëzorë?
Vallë nuk është vetëm një fjalë që ka kryer punë shumë më tepër se armatat serbe dhe influenca ruse së bashku? Përveç kësaj edhe bullgarët përdorin si serbët një fjalë, që me ndihmën e saj i kanë vënë detyrë vetes të sigurojnë epërsinë e tyre në Ballkan dhe, po ashtu, të krijojnë nga ana e tyre hegjemoninë në gadishullin tonë ballkanik. Ky term magjik për bullgarët është termi i vjetër gjeografik “Maqedonia”, me anën e të cilit qysh në traktatin e Shën Stefanit janë orvatur të shtyjnë kufijtë dhe ta bëjnë ata sinonim të BuHgarisë iredente. Duhet rikujtuar prapë se bullgarët dhe serbët kanë zhvilluar diskutime të gjata dhe të lodhshme për të caktuar një vijë demarkacioni midis “Maqedonisë” dhe “Serbisë” së Vjetër “domethënë në mes -atyre që duhet (në idetë e tyre) t’u përkasin trojet e Maqedonisë një ditë. si Serbisë ashtu edhe Bullgarisë. A nuk është kjo një mënyrë së vepruari e barabartë edhe për grekët që
kanë gënjyer mendjet e njerëzve, duke quajtur Epir Jugun e Shqipërisë dhe duke na bërë të besojmë se kjo fjalë është sinonim i Greqisë sa për të kaluarën historike aq edhe për tashmen? Por, ndërroni termat dhe bëjini të ditur të gjithëve se Epiri nuk është gjë tjetër, veçse Shqipëria e Jugut: Maqedonia Perëndimore është Shqipëria e Lindore dhe Serbia e Vjetër, është Shqipëria Veriore. Dhe kështuju menjëherë do të ndërroni bindjet tuaja, ju do të konstatoni se në vend që të bëheni një grekofil dhe sllavofil i deklaruar, do të ktheheni për të njëjtin fakt albanofil i deklaruar. Të kthehemi tashmë te autorët e huaj që kanë studiar krahinat që na interesojnë. Ja një dijetar jetër, Georg von Hahn, i cili, përgjithësisht, çmohet si një autoritet për çështjet që i përkasin Shqipërisë. Harta që shoqëron veprën e tij “Albanische Studien”2 përfshin tërësinë e territorit të të katër vilajeteve: të Janinës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Shkupit. Në faqen e parë të veprës së tij autori kujdeset të na thotë se Shqipëria shtrihet nga 39 gradë deri në 43 gradë të gjerësisë veriore, domethënë që nga Preveza deri në Novi-Pazar.
Na vjen keq që nuk mund t’ju sjell këtu paragrafin e librit të Georg von Hahn, ku ai përshkruan territorin e Shqipërisë në dhjetë faqe, me një shkrim të dendur dhe kompakt, pa llogaritur shënimet që i referohen në fund të kapitullit). Autori aty përcakton në fillim kufirin natyror të Shqipërisë-sa gjerografik aq edhe etnografik – që shtrihet nga veriu nëjug prej Malit të Zi deri te Gjiri i Artës, që do të thotë që nga veriu i Tivarit deri në Prevezë dhe përgjatë Adriatikut.
Hahni kalon pastaj në përshkrimin e trojeve të banuara nga shqiptarët, territore që ai i ndan në katër grupe. Duke përfunduar, nuk do të lemë pa përmendur që shqiptarët shtrihen në të gjithë krahinën që përfshihet në mes të Moraçës (lumë i Malit të Zi, që rrjedh nga liqeni i Shkodrës dhe Toblica, që do të thotë, që nga skaji verior i liqenit të Shkodrës deri në Nish).
Në veprën e tij me titull “Udhëtim nga Beogradi në Selanik”, Hahn pohon se: “Është rrjedha e Moravës ajo që ndan krahinën shqiptar nga ajo e sllavëve”.
E tërë vepra e tij ka një vlerë të madhe dhe mund të shërbejë si udhërëfyese për ata që duan të studiojnë çështjen shqiptare sa nga pikëpamja etnografike dhe gjeografike aq edhe ajo historike.
Georg von Hahn pohon: “pjesa dërmuese e popullsisë në Fushë-Kosovë deri në brigjet e Vardarit e në Shkup është shqiptare”. Pastaj duke iu referuar historisë, autori vërteton që banorët autoktonë të këtyre anëvejanë paraardhësit e ilirëve, të epirotasve, të maqedonasve, të autariatëve, të taulantëve dhe të dasaretëve (shih kapitullin “Historia e sundimtarëve të Moravisë”.
M. Brailsfordi- anëtar i rëndësishëm’i Komitetit Ballkanik të Londrës – komitet i krijuar nga politikanë, publicistë dhe profesorë që t’u vinin në ndihmë bullgarëve të cilët kishin vuajtur prej kryengritjes së tyre të vitit 1903, ka përshkruar Maqedoninë. Autori ka vajtur atje për të kryer misionin mirëbërës duke shpërndarë ndihma. Brailsfordi ishte nisur nga Londra me mendimet e tij më të mira për racën bullgare dhe sigurisht jo pa disa paragjykime ndaj shqiptarëve. Mirëpo qenë lë mjafta disa javë qëndrimi në Manastir dhe Ohër për ta bërë Brailsfordin një albanofil të zellshëm dhe të ndreqë gabimet e tij kundrejt kësaj race që e quante të vetmin element etnografik që gëzon të drejtë të pakundërshtueshme për Maqedoninë.
Libri i Brailsfordit është mjaft tërheqës dhe bindës: ne deshëm të nxjerrim paragrafet që i përkasin shqiptarëve, por u kufizuam në paragrafet që poshtë vijojnë. Na vjen keq nuk mund t’ju sjellim të gjitha pasazhet, ku raca shqipëtare është trajtuar me mjaft vërtetësi e simpati: “Në thelb lëvizja shqiptare është si të gjitha lëvizjet balkanike e frymëzuar nga idealet kombëtare për të realizuar çlirimin e popullit nga sundimi osman; edhe në qoftë se kjo lëvizje merr një pamje armiqësore ndaj Evropës, kjo ndodh vetëm sepse Evropa ka bërë praktikisht të vetën mbrojtjen e sllavëve, me të cilët shqiptarët kanë pasur tradicionalisht armiqësi. Në bashkëbisedime me shqiptarët, unë jam përpjekur të mbledh disa të dhëna për qëndrimin e tyre ndaj sllavëve. Gegët, zakonisht, kanë pak shkollim për të shpjeguar me qartësi se si është gjendja e tyre reale, çfarë qëllimi kanë dhe çfarë duan. Rritja e zemërimit tek ata është instiktive. Por, në qoftë se një njeri mund të imagjinojë një gegë të pashkolluar që të jetë në një shkallë që të mund të prëvetësojë idetë e Isa Boletinit e të anëtarëve të tjerë të fisit dhe tëjetë i edukuar sa t’i deklarojë ato qartësisht, kjo, në një farë mënyre, do të na tregojë se ai është në gjendje të shpejgojë qëndrimin e tij kombëtar: “Ne, shqiptarët, – do të na thotë ai, -jemi një racë e pastër dhe autoktone e Ballkanit. Sllavëtjanë pushtues e emigrantë. Ata kanë ardhur kohë më parë nga Azia, kursc bullgarëtjanë fis mongol, që nuk kanë punë në Evropë. Rusët mund të thonë për veten e tyre se janë Evropianë, por konsujt e tyre vijnë këtu mbi ne me pastrimet e tyre. Ne vërejmë sytë e vegjël të tyre si dhe mollëzat e tyre të larta të faqeve, kështu që ne kuptojmë se edhe atajanë për më tepër tartarë. Serbët, nën carin e tyre Dushan, pushtuan vendin tonë, të cilin kanë paturpësinë ta quajnë “Serbi e Vjetër”. Ata u vendosën atje dhe na shpërngulën për një kohë nëpër male. Por pak nga pak ne e kemi rifituar atë përsëri. “Serbia e Vjetër” është Shqipëri një herë e më shumë sot, pasi ajo gjithmonë ishte dhe do të jetë Shqipëri. Është e vërtetë që minoriteti serb vazhdon të qëndrojë i mbrojtur nga rusët. Rusia, bile, ka dërguar një grusht murgjësh msë nga mali Athos që të mbajnë manastirin e shenjtë serb të Deçanit. Pse i mbron ajo armiqtë tanë tradicionalë? Sepse ata janë sllavë. Këto të ashtuquajtura reforma nuk janë asgjë tjetër përveçse një mekanizëm dhe konspiracion pansllav. Përse Rusia përqendron vëmendjen e saj vetëm te Vilajeii i Kosovës, kurse nuk do t’ia dijë fare për atë të Janinës apo të Shkodrës? Përse ajo nuk bën asgjë që të na ndihmojë në hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e gjuhës sonë? Sepse ne nukjemi sllavë. Reformat janë projektuar vetëm që të fitojnë sllavët…”.
Shqiptari imagjinar ka thënë disa gjëra të cilat janë absurde, kurse gjërat e tjerajanë të vërteta. Ne duhet të shohim se ç’qëndron pas fjalëve. Sliqiparët nuk kanë qenë ngritur kundër reformave. por kundër regjimit kontrollues dhe të rreptë turk dhe, më shumë, kundra kërcënimit të largët të prëfshirjes në luftën për epërsi në Ballkan, që zhvillohet ndërmjet Austrisë dhe Rusisë. Evropa bëri diçka të përbindshme, kur ua besoi fatin e Maqedonisë këtyre dy fuqive. Rusia dhe Austria kanë partizanët e tyre në kaosin e Maqedonisë. Për gjenerata të tëra ato kanë qenë tët prëfshira në propagandën e zhvilluar për llogari të tyre për çuarjen përpara të interesit të një race kundër një tjetrë, për të siguruar pozicionin zotërues dhe përgatitur kërkesat e tyre të ardhshme. Është absurde të besosh se këto fuqi mund të luajnë rolin e paanshëm të arbitrit. Shqiptarët flasin të vërtetën kur këmbëngulin sejanë vetë ata mbizotërues përsa i përket numrit më të madh të populLisë në “Serbinë e Vjetër” ‘.
Po shohim tani opinion e reverent Noel Buxton, kryetar i Komitetit Ballkanik, njeri që ushqen shumë pak simpati për shqiptarët dhe që nuk fsheh paragjykimet e tij në adresë të tyre: megjithatë ai pranon se “Raca shqiptare formon një faktor të rëndësishëm në Maqedoni. Është e pamundur të shtrohet çështja e quajtur “maqedonase” pa marrë parasysh kërkesat e këtij populli të vjetër. Shqipërinë nuk mund ta ndash, pa e shkatërruar si komb”. Lexuesi le të gjykojë vetë për paragrafin që pason (“Evropa dhe
Turqia” nga Noel Buxton, London, 1907. Procesi i çlirimit (të Maqedonisë) ka shkuar aq larg sa t’i japë çdo kombi kushte lehtësuese përveç një kombi, atij shqiptar. Ky popull i vjetër nuk duhet të humbasë në bashkësinë e kombeve. Maqedonia nuk formon racë homogjene, vaçanërisht të dallueshme nga grekët dhe nga serbët, por Shqipëria nuk mund të ndahet pa u shkatërruar si komb. Shqipëria, ka për më tepër, histori. Turqit e kanë nështruar atë duke futur armiqësitë fisnore, gjakmarrjen dhe ndarjen e shqiptarëve në besime të ndryshme, por shqiptari është shumë më pak fanatik ndaj besimeve se sa popujt e tjerë. Unë kam vizituar një kryetar fisi të fesë myslimane i cili përkrahte një prift të krishterë që shërbente në një kishë të vjetër në pronat e atij kryetari fisi.

Ky bajraktar shpesh shkonte në lutje në kishë së bashku me priftin që ta mbronte i shenjti patriot i krishterë. Myslimani. i kthyer në mes të serbëve ose grekëve. bëhej turk, kurse shqiptari i konvertuar në musliman mbetej gjithmonë besnik i vendosur i besës së kombit. Ai ishte besnik ideal dhe mbetet i tillë. Në qoftë se udhtëari falenderon turkun, ai e bën këtë pse gjen te shërbyesi i tij turk kënaqësi, ju do të zbuloni përgjithësisht se këta turqjanë shqiptarë. Shqiptari gjendet shpesh në mes të udhëheqësve turq
më të zot si dhe në mes të priftërinjve katolikë më të devotshëm. Kur ndihma e dërguar nga Anglia për të mbajtur gjallë ata që Sulltani synonte t’i vdiste nga uria më 1903, ishin njerëzit e besuar shqiptarë që bënë që kjo punë të bëhej e mundur.
Një tjetër anglez, publicisti i mirënjohur Charles Woods e bëri të veten idenë e Fitzmauricit mbi shqiptarët dhe për krahinat e tyre që ndodhen “përtej, domethënë në lindje të rjedhës që ndan pellgun e Adriatikut nga ai i detit Egje”.
Antonia Baldacci, dijetari italian që përshkoi Shqipërinë disa herë dhe që e njihte mirë atë në të gjitha rrafshet, ka skicuar në një broshurë të vogël kufijtë e vendeve të banuara nga shqiptarët, të cilat duhej të
përfshiheshin në kufijtë e shtetit të ri. Për Shqipërinë Baldacci shprehet me saktësi për arsye se ai e njeh më mirë vendin, po ashtu ai e ka parë atë duke konsultuar të gjitha burimet e autorizuara. Kufijtë e shënuar nga ky dijetar i Bolonjës ndryshojnë fare pak nga ato që kemi vendosur më lart,përveçse ai na rikujton çka është thënë në paragrafet e tjerë për vendet shqiptare që ijanë dhënë Malit të Zi dhe Serbisë më 1888, si dhe Greqisë në jugë të Shqipërisë. Po shkëpusim paragrafet kryesore të veprës së Baldaccit që flasin për shtetin e ri shqiptar. “Është një krahinë që gëzon bashkim të plotë kombëtar dhe që përfshin
pjesën më të madhe të katër vilajeteve turke, të Shkodrës, të Janinës, të Kosovës dhe të Manastirit. Sundimi turk jo vetëm që nuk mundi të influencojë në karakteristikën e vet politike, por nuk mund të frenojë kurrë shpirtin e pavarësisë, qoftë edhe feudal, që ngeli gjithmonë cilësia themelore e popullit shqiptar dhe e mënyrës së jetesës së tij kombëtare. Kjo pjesë e Maqedonisë është një zonë qytetërimi patriarkal dhe në kufirin e saj perëndimor ndodhen shqiptarët. Dhe atje në atë pjesë të Maqedonisë, gjenden njerëzit më të fortë fizikisht dhe etnografikisht më të pastërit nga ana racore e Gadishullit… Shqiptarët përbëjnë racën më të bukur të gadishullit ballkanik’.
“Kufijtë politikë absolutë të shtetit të ri do të trajtohen në mënyrë përfundimtare pas paqes. e cila do të lërë gjurmat e saj të dhunshme në marrëveshjet e padrejta të kryera kohët e fundit. Në fakt kjo gjë nuk duhej të ndodhte më. Kufijt e saj gjeografikë fare lehtë mund të përputheshin me ato etnografikë. por këta kufij padyshim do të mbeten të ndryshuara në dëm të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. siç do të ndodlië ine vargmalet që ndërrojnë drejtimin e lumenjve midis detit Adriatik. Jonit dhe Egjeut deri në pjesën e sipërme të Alpeve. Përtej këtyre vargmaleve, që ndërrojnë drejtimin e luinenjve në depresionet e theksuara të pandërprera midis Gramozit. liqeneve dhe Sharrit, tërësia etnografike shqiptare shtrihet e
fortë dhe e sigurtë në mes të masave greke. bullgare dhe serbe. Kështu ndodh edhe në veri të Alpeve të Shqipërisë dhe në vetë kufirin e Malit të Zi. që ka nën zotërimin e tij qysh më 1879 mjaft fise të pastra shqiptare. Në të ashtëquajturën Serbi të Vjetër kufiri etnografik shtyhet në mes të të njëjtave alpe shqiptare që përfundojnë harkun e tyre madhështor nga ajo anë dhe malit të Sharrit. duke mbërritur deri sipër Ibarit dhe Sinicës. Këto tentakula (apendikse të moluskeve për të kapur gjahun) që populli i fortë dhe simpatik shqiptar dërgon në çdo kohë drejt armiqve të tyre shekullorë, janë mbrojtja natyrore dhe kombëtare me të cilin mbrohet nga nga çdo anë, duke zhvilluar dhe mbrojtur të drejtat e tij të shenjta dhe pronat e tij. Pushtimi i territorit shqiptar nga ana e shteteve aleate do të përsërit prepotencën e përdorur nga ana e Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë më 1878. Dhe Evropa do të jetë fajtore pse ka ushqyer kauzën e mosmarrëveshjes”.

Please follow and like us: