Albspirit

Media/News/Publishing

Neni që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

Xhafer  SADIKU

Pas viteve 1990, duket se pati një garë se kush kishte shpëtuar më shumë hebre, madje disa jepnin edhe numrin e te shpëtuarve, ndërsa të tjerë janë dekoruar për këtë. Mirëpo, me ndonjë përjashtim të rrallë, nga dokumentet arkivorë del se kanë qenë qeveritë e kohës së luftës dhe zyrtarë të saj që kanë bërë mbrojtjen e hebrenjve.

Kështu, sipas shkresës nr. 1833/B/6 Prot., datë 2 qershor 1942, konsulli i përgjithshëm Giuzeppe Volante, i drejtohej ministrit të Punëve të Brendëshme, ku e informonte se në Berat ishin përqëndruar 100 hebrej “të kofirmuar politikë” që zhvillonin “propagandë aktive kundër boshtit”. Konsulli në fjalë, theksonte shprehimisht: “Thuhet se janë të protegjuar nga kuestura dhe nga Prefektura të vendit, për të cilat ka dyshim që të jenë italofobë dhe në marrëveshje të fshehtë me elementa rebela dhe ekstremistë”. Natyrisht ai propozonte edhe masat përkatëse, masa të cilat nuk u zbatuan nga zyrtarët shqiptarë. Pas pushtimit gjerman, mbrojtja e hebrejve u institucionalizua, madje qeveritë shqiptare nën pushtim kanë një rol vendimtar. Por si ndodhi kjo? Pas kapitullimit të Italisë fashiste, parlamenti i krijuar në nëntor 1943 abrogoi të gjithë legjislacionin e viteve 1939-43 dhe riktheu kushtetutën e mbretërisë dhe legjislacionin e saj, gjë që u njoh edhe nga gjermanët. Në një nen të asaj kushtetute theksohej se të gjithë të huajt që gëzonin statusin e skllavit, me të hyrë në shtetin shqiptar, fitonin statusin e njeriut të lirë dhe gëzonin mbrojtjen e shtetit shqiptar. Ky ishte neni që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri.

Please follow and like us: