Albspirit

Media/News/Publishing

Kostas Uranis: E DASHURISE

 

Ta dije si e prisja unë, e dashur ardhjen tënde,
që gjer më sot nuk e kam ndjerë dhe pres i mbushur mall,
pret qënia ime me tërbim e shpresë, me shpirt e mendje,
siç tokë e tharë pret me llahtarë një shi që ta mbajë gjallë!

Edhe sa herë, oh vaj medet, tek po gëzoja, prore
se kishe ardhur më në fund! Po vallë kush të pengonte?
Porsi bajamen që ca ditë me rreze dimërore
thjesht e mashtrojnë, dhe shpirti im ngutej të lulëzonte.

Po ti mënoje si përherë e ditët venin, vinin,
lule që dridheshin në ngricë vajtonin, iknin, binin…

e ndjen thëllimin shpirti i mjerë rënkon e ngashërehet
sot, që rinia perëndon e koha shkon e s’ kthehet,

e ardhjes tënde shpresë e gjorë nis e venitet mike:
Druaj se më kalove pranë, s’ të pashë… dhe ti më ike!…

Shqipëroi Arqile Garo, Janninë, maj 2013.

Please follow and like us: