Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti i Studimeve Albanalogjike në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe kontributi i profesorëve Giuseppe Gradilones e Elio Miraccos

Valbona Sinanaj

 

Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin “La Sapienza” të Romës (më parë Istitutodi Studi Albananesi) është një nga institucionet e rëndësishme albanalogjike, fillimisht e drejtuar nga Ernest Koliqit, më pas nga prof. Giuseppe Gradilone dhe tani aktualisht drejtohet nga profesori arbëresh Elio Miracco.

Prof. G. Gradilone është personalitet i shkencave albanologjike, ka lindur në Shën Demetrio Korone (Kozencë), qendër e rëndësishme historike dhekulturore e shqiptarëve të Kalabrisë. U diplomua për letërsi në Universitetin e Romës, në të cilin petagogë e mjeshtër të studimeve, si Ernest Koliqi, ndikuan në formimin e tij, në të njëjtin universitet u specializua edhe për Filologji klasike.

Lektor i gjuhës shqipe që prej vitit 1952, docent i lirë që prej vitit 1962, më pas profesor i Gjuhës dheLetërsisë Shqipe dhe docent i parë i Filologjisë shqipe në Facoltà di Lettere e Filosofia të Universitetit te Romës “La Sapienza”. Si nxënës dhepasardhës i aktivitetit shkencor-pedagogjik të E. Koliqit, ai ka mbajtur gjallë Institutin e Studimeve Albanalogjike të këtij Fakulteti, pranë Universitetit “La Sapienza”. Metoda e tij e punës, buron nga eksperienza të ndryshme të studimit, disa prej të cilave të panjohura në Albanistikë, si plani krahsimtar dhe ndryshueshmëria bashkëkohore, një mbizotëues historikdhe një filologji rigoroze me sensibilitet e shije për vlerat e gjuhës dhe të stilit.

Studimet e tij kritike, dallohen për zbulimin njerëzor dhe artistik, në çdo mesazh letrar lexohet shkoqur lidhja me letërsinë shqipe në momentetdhe me personalitet e saj të ndryshme: nga rrënjët e letërsisë popullore tek ndikimi i letërsisë antike dhe moderne, nga formimi gradual i një tradite në impenjimin politik, civil, shoqëror dhe gjuhësor i shkrimtarëve të Shqipërisë dhe të Diasporës.

Pas diplomimit në 1967 në “La Sapienza” me temën e diplomës të udhë hequr nga Ernest Koliqi, Prof. Miracco nisi bashkëpunimin pikërisht me këtë Institut duke kontribuar në pasurimin e mëtejshëm të tij. Hulumtimet e tij u përkasin degëve të ndryshme të albanalogjisë duke filluar nga çështjet filologjike e kritike të studimeve të De Radës etj.

Please follow and like us: