Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA-së në Tiranë hap një faqe me platformat e reja për komunikim në rrjetin social

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka hapur një faqe për komunikim në rrjetin social, si një hapësirë të re ku mund të bashkëbisedohet dhe të merret mendimi i qytetarëve për rubrika të ndryshme, për punësim në SHBA, për vizat, rubrika të tjera të historisë dhe kulturës dhe çdo përmbajtje në interesin e të interesuarve.

Në publikimin në faqen e saj Facebook pasditen e së mërkurës, ambasada e SHBA-së në Tiranë  shprehet: “Të dashur miq, ne e shohim këtë faqe dhe platformat e tjera të mediave sociale si hapësira ku mund të kemi një bashkëbisedim me ju, ku mund të dëgjojmë sugjerimet tuaja dhe t’ju japim informacionin që ju intereson më shumë. Prandaj, kërkojmë mendimin tuaj!!!”.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së në Tiranë ju sugjeron qytetarëve qe të plotësojnë pyetësorin e shkurtër dhe te tregojne mendimet e tyre: https://goo.gl/uukiAy

Gjithashtu, ambasada e SHBA-së në Tiranë  në linkun e saj, zbardh edhe axhenden e pyetësorit: “Cilat tema ju intereson më shumë të shihni në faqen tonë? Materiale mbi kulturën amerikane; Si të merrni pjesë në programet e shkëmbimit të qeverisë amerikane; Informacion mbi arsimin në universitetet amerikane; Detaje mbi evente të ardhshme të ambasadës; Informacion mbi shqiptaro-amerikanë; Histori mbi marrëdhëniet SHBA – Amerikë; Deklarata dhe fjalime zyrtare nga ambasadori Donald Lu; Mundësi punësimi në ambasadën amerikane; Informacion për vizat amerikane; Të rejat e fundit nga Shtëpia e Bardhë; Tjetër (shkruani opsionin tuaj) dhe çfarë përmbajtje është më interesante për ju?”

Please follow and like us: