Albspirit

Media/News/Publishing

Rashel Kolaneci: Ja ku do më shihni këtë sezon

Rashel Kolaneci është padyshim një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar e gjithashtu e shumë komentuar në media.

Bukuroshja shfaqet çdo të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin” krah moderatorit, Ermal Mamaqi. Mirëpo që prej mbylljes së sezonit televiziv që lamë pas, Rasheli është përfolur shpeshherë se do të largohet nga “Xing me Ermalin” për të shkuar në Top Channel.

Në fillim u tha se Rasheli do zëvendësonte Luana Vjollcën në emisionin “Pa limit”, ndërsa së fundmi u përfol se do zërë vendin e Marinës tek “Proçesi Sportiv”. Megjithatë të gjitha këto thashetheme janë të pa vërteta pasi Rashelin nga 9 shtatori do e shihni sërish në “Xing me Ermalin”, aty ku jo vetëm do t’ju kënaqë sytë me bukurinë e saj por edhe do t’ju bëjë të qeshni pafund me batutat që ajo dhe Ermal Mamaqi shkëmbejnë me njëri tjetrin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Rasheli e cila në një video ku Ermali e pyet nëse do të fillojë në Top Channel, bukuroshja ja kthen: “Jo”, duke i dhënë fund zërave se ajo do të zëvendësojë Luanën apo Marinën.

Please follow and like us: