Albspirit

Media/News/Publishing

Lu vlerëson Ministren Gjermeni, i shkruan letër: Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri

Dy ditë pas publikimit të Qeverisë së re “Rama 2”,Ambasadori Amerikan në Tiranë,Donald Lu është kujdesur që të vlerësojë e falenderojë Ministrat që nuk do të jenë më pjesë e këtij kabineti,mes të cilëve edhe Ministrja e Zhvillimit Urban,Eglantina Gjermeni.
Në letrën drejtuar zonjës Gjermeni,Ambasadori Lu ka veçuar bashkëpunimin e frytshëm të Ministres dhe ministrisë që ajo drejtoi në 4 vitet e ekzistencës së këtij insitucioni. Zoti Lu i drejtohet Ministres Gjermeni në formë shumë miqësore,Tina,ashtu sikurse e thërrasin miqtë dhe të afërmit e saj.
Më poshtë letra e plotë dërguar ministres Gjermeni sot në mesditë.
…….
E dashur Tina,
Në emër të  kolegëve në Washington dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 vitet e shërbimit shembullor si Ministre e zhvillimit urban. Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri për  arsye të kujdesit dhe qasjes njerezore në punën tuaj. E di që kalimi nga shoqëria civile në politikë ka qenë një sfidë për ju, por kam besimin e plotë se Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit tuaj në qeveri. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri. Jam i sigurt që puna juaj drejtuese në këtë fushë do të vazhdojë. Ka qenë kënaqësi të punonim me ju në cilësinë e Ministres dhe mirëpresim çdo bashkëpunim me ju në të ardhmen. Ne vlerësojmë atë që ju keni bërë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet Shqipëri SHBA.
Sërish përgëzimet më të përzemërta.
Sinqerisht
Donald Lu
Please follow and like us: