Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet Turqia: Aktori Vatan vritet nga e dashura Filiz

Janë dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas dy viktima janë gjetur në hotelin me 5 yje në zemër të Stambollit, Conrad. Forcat e policisë që arritën menjëherë në vendngjarje pas thirrjes së stafit gjetën trupat e pajetë të dy personave të cilët ishin aktori Vatan Sasmaz dhe një ish-modele Filiz Aker. Vatan Şaşmaz është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine. Kurse Filiz Aker dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Aktori dhe prezantuesi 43-vjeçar ishte i martuar me Nurşen Kocayaş nga viti 2011 në vitin 2014, ndërsa që prej vitit 2015 është i martuar me Yasemin Adali. Ndërkohë, ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e aktorit dhe prezantuesit të njohur. Dyshohet se ata janë grindur me njëri-tjetrin dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohej nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë nga pas shpine.

Please follow and like us: