Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Të gjitha alternativat e mundshme në tryezë për çështjen koreanoveriore

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sërish sot Korenë e Veriut duke konfirmuar se të gjitha alternativat janë në tryezë pas lëshimit nga ana e Phenianit të një rakete balistike mbi hapësirën e Japonisë.

“Bota e ka marrë mjaft qartësisht mesazhin e fundit të Koresë së Veriut, ky regjim ka shfaqur përçmim për fqinjët e tij, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për normat minimale për një qëndrimi të pranueshëm ndërkombëtar”, u shpreh Donald Trump.

“Veprimet kërcënuese dhe destabilizuese nuk bëjnë gjë tjetër veçse theksojnë izolimin e regjimit koreanoverior në rajon dhe në botë. Të gjitha mundësitë janë të parashtruara në tryezë”, shtoi ai.

Testi i fundit i raketës që ra në det pasi përshkoi territorin e Japonisë është konsideruar si një përshkallëzim i paprecedentë i tensioneve.

Please follow and like us: