Albspirit

Media/News/Publishing

Shkresa greke e siguruar nga shërbimet tona sekrete që tregon se një pjese të çamëve të dënuar, u janë fshirë dënimet

Marrë nga libri i Mentor Nazarkos “Lufta e Fundit”

Në një shkresë të vitit 1976, në përgjigje të Ministrisë së  Rendit Publik, që kërkonte zbatimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë nr 17835/1976  mbi shkatërrimin e vendimeve të proceseve gjyqësore penale deri në vitin 1950… të Gjykatës Penale të kolaboracionistëve të Janinës, (?)prokurori i Diktimit të Janinës përgjigjej:

….”Duke i konsideruar ato vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë asnjëherë në fuqi si të tilla (të zbatuara), pra si jo përfundimtare, ato për rrjedhojë bëjnë pjesë në parashkrim të dënimit penal dhe jo në atë të vendimit, domethënë në bazë të nenit 549 të së drejtës së vjetër penale. Prandaj krimet e bëra më parë, në bazë të të cilëve u dënuan dhe për të cilat bëhet fjalë në vendimet e mësipërme janë të parashkruar, mbasi kaluan shtatë vjet nga kryerja e tyre, sipas nenit 120, paragrafi I, në frymën e të cilit u bënë.

Shkresa greke me n◦ protokolli 1837 e prokurorit pranë Gjykatës së Diktimit të Janinës, Vasilios Xhavellas për drejtorinë e shërbimeve kriminale, seksioni i arkivave-zyra e ndjekjeve në 29 shtator 1976 gjendet në AMPJ të RSH (dosja e Greqisë, v.1976).

Çfarë tregon ajo?

Së pari, kjo shkresë e vitit 1976,  do duhet të jetë siguruar nga autoritetet shqiptare me metoda sekrete. Ngjan e vështirë që kjo shkresë të ketë rënë vullnetarisht dhe paqësisht në duart e tyre në vitin 1976, 5 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërsa ligji i luftës ishte ende në fuqi.

Së dyti, ai konfirmon se autoritetet greke kanë pasur interes të zhdukin gjithë dokumentacionin e gjyqeve mbi çamët. Ministria e rendit publik i kërkon gjykatave të zbatojnë vendimin e ministrisë së drejtësisë për të shkatërruar vendimet e proceseve gjyqësore penale. Pyetja është: pse këto vendime duhet të shkatërroheshin?

treti, ajo konfirmon se mbi çamët nuk ekzistojnë pengesa juridike, por pengesa politike. Pra vendimet janë të parashkruara.

Këto tre argumente janë të mjafta që mbi çamët të hiqet çdo pengesë për lëvizjen e lirë të paktën, madje dhe për ata për të cilët ka një vendim të formës së prerë.

Please follow and like us: