Albspirit

Media/News/Publishing

Triballët, nipat e Ilirit të Moçëm

Don Gurra

Apiani, thotë: “Iliri kishte gjashtë bij, Encheleus, Autarieus, Dardanus, Mædus, Taulas, dhe Perrhæbus; e gjithashtu si bija, Partho, Daortho, Dassaro, e të tjerë, nga të cilët lindën Taulanët, Perrebejtë, Enkelejtë, Autarianët, Dardanët, Parthinët, Dasaretët dhe Darsiit. Autarieus kishte një djalë, Pannonius apo Pæon dhe ky i fundit pati si bij të tij, Scordiscus and Triballus, nga të cilët morën emrin fise me emra të njëjtë”.

Vojsava Kastrioti (Triballi)
Triballët

Autarieus që ishte djali i Ilirit (Iliria) dhe kishte një djalë që quhej Pannonius (Pæon) dhe ky i fundit pati dy djem Scordiscusin dhe Triballin prej të cilëve morën emrin edhe fiset Ilire që u gjetën në zotërimet e tyre. Skordisët zotëronin zonën ku shtrihet sot Kosova dhe Serbia dhe Mali i ZI ndërsa Triballët shtriheshin nga Emathia (Mati) i Shqipërisë në Maqedoninë e lashtë deri në Thrakë (Bullgaria e sotme). Nga fisi i Triballëve lindi nëna e Skënderbeut, Vojsava dhe babai i saj quhej Gërgur Triballi. Territoret ku sunduan Triballët fillojnë nga Emathia e Dibra dhe vazhdojnë në Maqedoni , Serbi e deri në Thrakë. Në territoret në juglindje të lumit Danub Filip Triballi ndërtoi mbretërinë e tij të Emathisë ose Maqedoninë e lashtë në anën tjetër mbretëruan Triballët që sundonin Thrakën. Tentativat Sllave për të vjedhur historinë e lashtësisë bazuar se Triballët kanë banuar në territoret ku sot janë okupuar nga Sllavët që erdhën aty mbas Shekullit të VI-të të erës së Re mbasi nuk mund të kënaqin pretendimet e tyre kur deklarojnë se:

Triballët janë fise Sllave, sepse Triballët krijuan zotërimet e tyre në atë rajon rreth njëmijë vjet më herët se Sllavët të linin Vollgën dhe Kaspikun për të udhëtuar drejt Ballkanit.

Credited:Titulli: Historia romana, ab I. Bekkero. Volumen Prius, Lipsiae, Sumptibus et Typis B.G. Teubneri, MDCCCLII, p. 423, Autori: Appiani Alexandrini. në, Çabej, Nelson R. Epirotes – Albanians of antiquity. Dumont NJ, USA: Albanet Publishing, 2016: 22

Encyclopedia Britannica . Anew survey of Universal knowledge. Vol. 22 page 456. Autor Walter Yust_1956 Encyclopædia Britannica: A New Survey of Universal Knowledge, Volume 22
https://books.google.com/books/content
Encyclopædia Britannica, 1956 – Encyclopedias and dictionaries.

 

Please follow and like us: