Arrestimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për korrupsion riktheu edhe njëherë vëmendjen e emisionit “Ju flet Moska” tek gjyqtari Artur Gaxha.

Kastriot Myftaraj analizoi deklaratën e tij të pasurisë, duke e përshkruar si një nga oligarkët e sistemit të drejtësisë për faktin se ka ndërtuar pasuri marramendëse duke shfrytëzuar postin.

Myftaraj nisur nga transaksionet e gjyqtarit të bëra ndër vite, u shpreh se Gaxha më tepër ngjan si një biznesmen i pasurive të patundshme sesa punonjës i ligjit.

Myftaraj: Sot është dhënë lajmi për gjetjen e një shumë prej 300 milionë lekësh në shtëpinë e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit i cili u kontrollua për një arsye tjetër nga oficerët e policisë gjyqësore. Lajmi bëri bujë por duket se ky është vetëm një peshk i vogël i këtyre oligarkëve të drejtësisë. Ua themi emrin oligarkë sepse e kanë vërë pasurinë falë postit të tyre dhe jo meritave. Nëse do të ishin biznesmenë do të ishte tjetër gjë. Kemi zgjedhur një personazh nga gjyqësori që na ka bërë përshtypje nga deklarimet e tij të pasurisë, nga peripecitë e tij, zotin Artur Gaxha. Me rastin se sot ndodhi kjo ngjarje po i rikthehemi dhe njëherë duke shqyrtuar këtë herë deklaratat e tij të pasurisë. Deklaratat e pasurisë të zotit Gaxha mund të quhen kryevepër, meritojnë çmimin Nobel në Letërsi ndoshta.

Në vitin 2005, deklaron të ardhura të fituara nga Lotaria Amerikane në shtetin Ilinois në SHBA, në shkurt 2005. Nuk është fjala për Lotarinë Amerikane të emigracionit, ajo nuk nuk të jep para, të jep vetëm të drejtën për të shkuar në Amerikë.Të ardhurat e fituara nga një Lotari në Ilinois. Në 2005, zotit Gaxha i ka lindur vajza në SHBA, pikërisht në Ilinois në muajin shkurt. Është një arritje e dyfishtë kjo. Para disa kohës Ambasada e SHBA njoftoi ndalimin e vizës për një zyrtar të lartë të prokurorisë për shkak se bashkëshortja e tij kur kishte shkuar në SHBA kishte lindur një fëmijë atje dhe dihet se shumë njerëz dëshirojnë ta bëjnë këtë në mënyrë që sipas ligjit amerikan fëmija e tyre të fitojë shtetësinë amerikane. Për Amerikën është një problem i madh kjo sepse nëse do të tolerohej kjo gjë popullësia e SHBA do të kalonte atë të Kinës dhe Indisë, dy vendet më të populluara të botës.

Supozohet të jenë të përgjegjshëm ata që marrin një vizë nga SHBA. Kur këtë e bëjnë dhe gjyqtarë. Nuk e di çfarë ndodh me zotin Gaxha, ai këtë vit ka qenë në SHBA. Në dijeninë time në lagjen shumë të pasur Riverdell në Nju Jork ku ka bërë kërkime për të blerë një shtëpi të shtrenjtë. Nuk dua të bëj shpifje, në kuadrin e vettingut FBI ka detyrimin meqenëse po na asiston në kryerjen e vettingut ka detyrimin të bëjë një hetim atje, në lagjen e Nju Jorkut. Deklarata e pasurisë së Gaxhës është e denjë për një biznesmen të pasurive të patundshme dhe do të ishte një biznesmen i nderuar ai që do ti kishte në deklaratë këto transaksione financiare në pasuritë e patundshme. Problemi është se është deklarata e një gjyqtari, i cili nuk dihet kur i ka mbetur kohë për të bërë punë si gjyqtar dhe kur i ka dalë koha për tu marrë me tregtinë e pasurive të patundshme etj. Gaxha të bën përshtypje se sa më shumë ecën përpara në karrierë, aq më shumë rriten transaksionet e tij.

Në vitin 2005, në pasurinë e tij na shfaqet një apartament në Durrës 58 metra katrorë me vlerë 26 mijë euro.

Po në 2005 një apartament në Tiranë 147 metra katrorë bashkë me dyqanin 40 metra katrorë me vlerë 134 150 dollarë.

Në 2008 shet një apartament në Golem në Kavajë 56 metra katrorë për 32 mijë euro.

Në të njëjtin vit blen një apartament në Golem 72 metra katrorë për 41 mijë euro.

Në 2011 shet një apartament në Tiranë 147 metra katrorë për 120 mijë euro.

Në 2012 merr një kredi 120 mijë euro për blerje apartamenti.

Në 2013 blen një apartament 210 metra katrorë në një zonë shumë afër qendrës së Tiranës, rruga “Reshit Çollaku” dhe e shet 450 mijë euro, rreth gjysëm miliardi euro. Të gjithë këto shitblerje pronash nga një gjyqtar kujt ja shet, kujt ja blen. Në botë, një gjyqtar me një veprimtari të tillë do të shikohej me dyshim sëpaku.

Në 2015 në pronësi të tij kalon në Bllok një apartament me vlerë 200 mijë euro.

Këto janë një pjesë e këtyre veprimeve që ka bërë me pasurinë  e patundshme.

Në një kohë bënte pagesë për shkollimin e fëmijëve tek Kolegji Turk. Vajza 3200 euro, djali tek gjimnazi ‘Faik Konica’ 1700-1800 euro. Rreth 5 mijë euro në vit me një pagë që ka qenë rreth 1.5 milion lekë. Po flasim për 2004, ka qenë rreth 1 milion lekë.

Bashkëshortja me një pagë rreth 1 milion lekë, tani vonë ka arritur rreth 3 milion lekë në një bankë, të vjetra flasim. Edhe këtu ka një gjë kurioze, gratë e gjyqtarëve punojnë në banka me paga të larta. Megjithatë të dy rrogat së bashku nuk justifikojnë të gjithë këto shpenzime dhe gjithë këto pasuri.

Mos të flasim për makinat pastaj, në 2005 kishte një Mercedez Benz me vlerë 9500 euro, gruaja një Suzuki 3000 euro.

Në 2011 shet Benzin 8 mijë dollarë dhe blen Mercedez Benz 55 mijë dollarë.Ishte rritur standarti. Gjithashtu deklaron dhe një makinë tjetër Tojota por që thotë e kam të motrës në Amerikë.Për efekt të vënies së targave thotë e kam unë.Imagjinoni çfarë deklarate nga një gjyqtar.Për të marrë targat e makinës së motrës e marr unë në pronësi. Që këtu mbaron statusi i njeriut të ligjit.

Që në 2009 vajzës 4 vjeç i ka hapur një depozitë 1700 euro.

Në 2011 një kredi bankare 120 mijë euro.

Në 2013 një kredi 175 mijë euro për blerje apartamenti.

Në 2014 depozitë 300 mijë euro.

Një gjyqtar që punon me kaq shumë banka, 4-5 banka në transaksione, ky më tepër është biznesmen sesa gjyqtar.

Plus ka blerë aksionet e një Universiteti në Vlorë, “Pavarësia”.

Nuk e di nëse fola për një gjyqtar apo biznesmen, as vetë nuk jam i qartë. Gjykojeni vetë.

/Oranews.tv/