Albspirit

Media/News/Publishing

Rudy Giuliani: Perëndimi mbështet një regjim demokratik në Iran

Rudy Giuliani, ish kryetar bashkie i New York City dhe aktualisht avokat i Presidentit amerikan Donald Trump: “Është e mrekullueshme të rikthehem këtu në një kohë me më shumë rëndësi e shpresë se kurrë ndonjëherë më parë, Besoj se është realiste të shohësh fundin e regjimit.

E kemi parë më përpara këtë me njerëzit që dilnin në rrugë, kundër çdo shtypjeje, në një numër aq të madh sa kërcënonin ta përmbysnin regjimin. Kur kjo të ndodhë, liria do të vijë menjëherë.”

“Mund të kishte ndodhur 8 apo 9 vjet më parë, por qeveria ime i ktheu shpinën popullit iranian. Këtë herë, në dhjetor, Presidenti amerikan shprehu në rrejetet sociale mbështetje për protestuesit dhe tha që mullahët do të dështojnë.”

“U drejtohem vendeve që vazhdojnë të mbështesin Iranin, po paguani për një regjim i cili nuk u jep të drejtat e tyre grave dhe fëmijëve dhe vret opozitën. A jeni ju më të mirë se terroristët?”

“E dimë të gjithë që ekonomia iraniane është në rënie të lirë, kjo është e tmerrshme për popullin e Iranit, por është një çmim të cilin ata janë të gatshëm për ta paguar sepse kjo do ta përmbysë regjimin. Nuk duhet ta humbim vendosmërinë tonë. Duhet ta vazhdojmë presionin. Falë zotit Trump i ktheu shpinën marrëveshjes së Iranit, Europa duhet të ketë turp nga vetja që vazhdon të bëjë biznes me Iranin. Ju garantoj që sanksionet vetëm sa do të përkeqësohen. Trump nuk ka ndërmend t’ua kthejë shpinën luftëtarëve të lirisë.”

“Këtu, ne kemi një alternativë ndaj Regjimit e cila është e ndërtuar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe mbi ndarjen e kishës nga shteti. Kjo është ajo që NCRI përfaqëson, ajo që Maryam Rajavi përfaqëson. Për këtë kanë vdekur martirët tuaj.”

“Arsyeja pse Irani është në rënie të lirë ekonomike, pavarësisht sasive të mëdha që i jepen, është sepse mullahët kanë vjedhur nga populli iranian.”

“Unë dhe kolegët e mi kemi luftuar për ta hequr etiketimin terrorist nga MEK dhe kemi fituar”.

“Këto protesta po fitojnë sepse po koordinohen nga njerëzit në Shqipëri dhe në këtë dhomë. Mendoni sikur fytyra e Iranit të mos ishin mullahët, por një grua, Maryam Rajavi. A do të ndodhë kjo? Po. Kur do të ndodhë kjo? Tani. Dua që këtë konferencë ta bëjmë vitin tjetër në Iran”.

Please follow and like us: