Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Duke të parë ty…

Duke të parë ty, jam,
të shoh flokët
ballin 
vetullat
qerpikët
se, sytë i ke ngulur ne Iped
si unë qëmoti gjilpërën në gjergjef.

Duke të parë ty, jam
të shoh
mollëzat e njoma në ngjyra rozë
gojën, që merr format e gojës së “miqve”
me të cilët flet
e zemra ime
si tretet hëna në mëngjes
në vështrimet e tua tretet
dhe aty mbetet…

Duke të parë ty,
përpiqem të kujtoj
buzëqeshjet e fëmijëve të tjerë
shekuj pa i kujtuar
Sa paskam gabuar kur thoja;
fëmijët janë njësoj të tërë…

Duke të parë ty,
shoh gjithë botën e engjëjve të kësaj toke…

Please follow and like us: