Albspirit

Media/News/Publishing

Balerina & modelja sexy, Pandora Alijaj, nga moda në biznes

Hermes Nikaj

Pandora Aliaj nuk njihet shumë në Shqipëri, por është krejt e kundërta në shtetin fqinj, Itali ku jeton prej vitesh dhe ka bërë karrierë të spikatur në modeling. Pandora ka marrë pjesë në shumë evente ku veçohet për bukurinë dhe hijeshinë femërore.

Që në moshë fare të vogël është marrë me balet dhe ka qenë mjaft e kërkuar nga trupat artistike me emër në disa qytete italiane.

Shumë kompani italiane dhe jo vetëm kanë përdorur imazhin e saj. E bukur, e shkolluar, me shumë ambicje për jetën e saj, Pandora ka njohtuar fansat dhe ndjekësit e saj se shumë shpejt do të hapë biznesin e vet ku edhe këtu shpreson të ketë sukses ashtu si edhe në paradat e modës e veprimtari kulturore.

Femra të tjera të bukura si dhe mjaft menaxherë të televizioneve më të njohura italiane janë njëheri edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj.

 

Please follow and like us: