Albspirit

Media/News/Publishing

7 qershor 1945/ Murat Basha me 12 burra këndojnë himnin kombëtar para pushkatimit

Ishte 7 qershori i vitit 1945 kur regjimi komunist kishte marrë evdnimin për ta pushkatuar Murat Bashën, nacionalist atdhetar, oficer i lartë i mbretërisë. Kur komunsitët i lidhen me tela për ti pushkatuar, Murat Basha dhe 12 djemtë e tjerë ia nisën të këndojnë himbnin kombëar. Prej asaj dite, të gjtihë ata që niseshin për tu pushkatuar, niseshin drejt vdekjes më vargjet e himnit kombëtar.

Dita e pushkatimit të 13 burrave antikomunistë, është rrëfyer nga  Xhemal Alimehmeti, i cili kishte qënë në një dhomë në burg me Murat Bashën dhe të tjerë deri në momentin që i morën për t’i ekzekutuar.

Dëshmia

”Ishim 14-15 vete ne dhome, Murat Basha i qete, po bisedonte me z.Xhemal Kusin…une shifsha i cudit, si rri kaq i qete, sepse i kishin lajmeru qe ne oren 10.00 do i merrshin me i pushkatu…Erdhen policet dhe ushtaret e toges pushkatimit,i nxorren ne korridor dhe i lidhen dore per dore 2 nga 2. Murati thirri Fagun (Mustafa Vrapin) qe ishte me i riu vetem 19 vjec dhe i tha’ ‘Hajde lidhemi bashke”… Mbasi i lidhen 2 nga 2 i lidhen dhe me nji tel me gjemba te gjithe bashke nga fillimi ne fund…Ne kete moment ndigjohet zani i Murat Bashes. ”Na e bani hallall burra”…’Rrofte Shqipnia. Rrofte Mbreti”. Te gjithe u perlotem,por disa edhe qanin me denese, te gjithe dolem te dritaret e dhomave, duke pa… Dolen ne oborr, aty ndodhi dicka e tmerrshme. Nena e Fagut (Mustafa Vrapit) ishte ne oborr, kishte ardhe me taku djalin, kur e pa qe po e cojshin me e pushkatu, filloi me ulerit me te madhe dhe thoshte: ”Mos ma vrisni djalin…’.’ Nje ushtar ju afru dhe e goditi me kondak te pushkes, ajo ra pa ndjenja. Fagu kur pa nanen u ligshtu, atehere Murat Basha i futi krahun dhe i thote ”Fag mbahu se je burre, mos u dorezo, ti je me i forte se komunistat. Ne nuk ligshohemi nga plumbi dhe vdekja…”. Ndodhi e pabesueshmja Murat Basha filloi me kendue Hymnin Kombetar, mbas dy tre sekondash edhe shoket e tij….e pasoi gjithe Burgu, ishte sa tragjike edhe madheshtore, te shifshe ata burra qe po shkonin drejt vdekjes duke kendu…..I cun drejt bregut lumit.Mbas pak u ndigjun krismat e armeve… Nga ajo dite, ne burgun e Tiranes, kush shkonte me u pushkatu, kendonte Hymnin Kombetar dhe kjo tradite mbeti prej Murat Bashes”, rrëfeu disa vite më parë, Xhemal Alimehmeti.

Please follow and like us: