Albspirit

Media/News/Publishing

6-7 nëntor 1990/Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH për arratisjen e Kadaresë në Francë

Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, do ishte arratisja e Ismail Kadaresë, me 24 tetor të po atij viti, që do trondiste themelet e regjimit komunist. Nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Amerikës”, në edicionin e lajmeve të orës 18:00, drejtuesi i seksionit shqip, Elez Biberaj,  dha njoftimin se shkrimtari Ismail Kadare kishte kërkuar azil politik në Francë. Menjëherë pas këtij njoftimi ai u lidh drejtpërdrejt me shkrimtarin, me të cilin zhvilloi një intervistë disaminutëshe. Aty Kadare shpjegoi arsyet pse e kishte ndërmarrë atë veprim. Sipas tij, një nga këto arsye ishte politika që po ndiqte Tirana zyrtare dhe deklaroi se do të kthehej në Shqipëri vetëm kur të vendosej një demokraci e vërtetë. Dy javë pas kësaj ngjarje, në Tiranë propaganda kishin ndezur motorrët dhe ky lajm qe cilësohej më së shumti tradhëti diskutohej gjerësisht. Madje mbledhja e plenumit të 12-të të Komitetit Qendror të PPSH më 6-7 nëntor 1990, u fokusua në diskutime pikërisht rreth arratisë së Kadaresë dhe intervistës së tij në Zërin e Amerikës.

Please follow and like us: