Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, 119 miliardë dollarë humbje në një ditë

Facebook ka kaluar ditën e tij më të keqe në histori. Shpërndarjet kanë rënë me 19%  të enjten,  pasi drejtorët ekzekutivë njoftuan se të ardhurat do të reduktoheshin  me fokusimin e kompanisë në privatësinë e përdoruesve. Aksionet humbën rreth 119 miliardë dollarë në vlerën e tregut, humbja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në histori për një kompani publike, sipas Thomson Reuters. Për themeluesin e kompanisë Mark Zuckerberg, humbja prek vlerën e rreth 16 miliardë dollarëve sipas Forbes, çka e ul vlerën e pasurisë së tij në kohë reale, duke e listuar në vendin e gjashtë në listën e njerëzve më të pasur, ndërkohë që qëndronte i katërti. Shefi i Financave të Facebook (FB) David Wehner u shpreh në një konferencë me investitorët, se Facebook është duke i dhënë prioritet privatësisë, pas skandalit të “Cambridge Analytica”, që e vuri në një vallë të tmerrshme presionesh në të gjithë botën. Si një shembull të strategjisë së re, Wehner u shpreh se Facebook do të vendosë më shumë potencial për kompanitë tek rubrika Story. Kjo do të shkaktojë një ngadalësim të shitjeve, pasi Facebook bën më shumë para në News Feed se sa tek produktet e tjera. Facebook tha se do të shpenzojë para për të përmbushur qëllimet e tij, ndërkohë që Wehner u shpreh se kompania do të investojë miliarda dollarë për të përmirësuar privatësinë dhe sigurinë. “Mendojmë se kjo është gjëja e duhur për biznesin”, u shpreh ai.

Please follow and like us: