Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli: Iluzion apo njeri

Kam sytë e njē shqiponje
E zemrën e një dreri
Vrapoj si era e maleve
Këndoj ëmbel si bilbili.

Jam flladi i freskët pranveror
E brishtë si vesē mëngjezi
Jam një natë e qetë vere
Qiri shprese qe njeriu ndezi.

Jam kjo botë e larë nga mëkati
Jam loti palotuar,lot kristali
Jam dhimbje qe me nuk dhemb
Jam ëndër që nuk të tremb.

Jam bletë, hoje, mjaltë
Ujëvarë, pyll e zjarr
Jam në këtë jetē ajo që s’mund
Ajo që ndoshta s’bëhem kurrë.

Unë jam thjesht një iluzion i ëmbël
Që çdo natë vrapoj në ëndërr
Kur vjen agimi dhe dielli ndrin
Unë marr formën më të thjeshtë
Jam NJERI…

Please follow and like us: