Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet mashtruesi i ‘Gulf’, lihet në arrest shtëpie

49-vjeçari Alban Aliko, zbatuesi kryesor të mashtrimit 5-milionë eurosh të “Gulf” është arrestuar të hënën, por Gjykata e Tiranës ktheu vendimin për të nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Siç mëson Top Channel, arrestimi u mbajt pa u pasqyruar, por vetëm u dha një njoftim në faqen online të Policisë së Tiranës.

Vendimi është dhënë të mërkurën nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndonëse ndaj Alikos rëndojnë akuza që kodi penal parashikon dënime deri në 10 vjet burgim.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, shkaktoi një dëm të madh shumë personave, por edhe vetë shteti. Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën. Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat. Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim ndërsa dëmi i shkaktuar kalonte 5 milionë euro dhe mes disa persona që u vunë nën hetim si zbatues të skemës së mashtrimit, kryesori ishte Albano Aliko, menaxheri kryesor. Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona shumë më tepër se sa karburant kishin në gjendje. Brenda pak ditësh u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.

Please follow and like us: