Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Shkallët…

Jam rrëzuar dhe jam ngritur
Njëherë dimër e n’pranverë
Jam ringjallur, duke pritur
“Shpirti del vetëm një herë”!

E fiksuar për arritje
Vështërsitë i dija mirë.
Për një fjalë, a një motiv
”Vdisja” netëve me dëshirë!

Ka të “vdekur” mes të gjallësh
Në k’të botë, ku vdes një herë.
Turma njerëzish, vorbull fjalësh
Pritje, mall, parajsë dhe ferr!

Jo çdo pritje ka qetësi.
Ka dhe lotë që rrjedhin lumë.
Prisja unë, të vije ti
Prisje ti, të vija unë!

Në suksesin e takoj?
Nuk rroj kot kështu së gjalli!
Ngjitja lart do më kushtojë
Si t’shpëtoj s’e di nga malli?

Atje lart ka shumë dritë
Nuk mungon dhe errësira
Kurrë s’kuptoj njeriu i shkretë
Se sa kosto ka e mira?

Please follow and like us: