Albspirit

Media/News/Publishing

70 mijë 100-vjeçarë të Japonisë, në ankth për harxhimin e diellit

Numri i 100-vjeçarve në Japoni u rrit 3,1% krahasuar me një vit më parë, në një rekord prej 69 785 personash, ku gati 90% e tyre janë gra, tha sot qeveria japoneze. “Kjo shifër përfaqëson vitin e 48-të të rritjes së vazhdueshme të kësaj moshe”, tha Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies në një raport. Japonia kishte vetëm 153 vete 100-vjeçarë në vitin 1963, kur ministria filloi studimin. “Shifra arriti 1 000 vetë në 1981, në 10 000 vetë në 1998 dhe në 50000 veta në 2012”, tha ministria. Japonia ka personin më të moshuar të gjallë në botë, Kane Tanaka, një grua 115-vjeçare në qytetin jugperëndimor të Fukuoka. Njerëzit e moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se do të përbëjnë 38,1% të popullsisë së përgjithshme në vitin 2060, nga 26,6 % në vitin 2015, sipas Institutit Kombëtar të Studimit të Popullsisë dhe Sigurisë. Lajmi për harxhimin e dielli, dhënë nga shkencëtarët e NASA-s e ka shqetësuar këtë kontigjent duke thënë: Çdo bëhet me ne?

Please follow and like us: