Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërkombëtarët bojkotojnë Ivanovin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes me Greqinë, së bashku me VMRO DPMNE-në e opozitës, e cila gjithashtu këtë marrëveshje, ngjashëm si kreu i shtetit e vlerëson si “kapitulluese” për vendin.

Ivanov në të gjitha paraqitjet ka thënë se me këtë marrëveshje “rrënohen themelet e shtetit, humbet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase”.

Ky qëndrim i ngurtë i presidentit, ka bërë që ai të anashkalohet nga shumë personalitete të larta ndërkombëtare që së fundi kanë vizituar Maqedoninë, në mbështetje të marrëveshjes me Greqinë dhe suksesin e referendumit më 30 shtator, që është vendimtar për zgjidhjen e kontestit të emrit mes dy shteteve dhe zhbllokimin e procesit euro-integrues.

Mes diplomatëve të shumtë, me Ivanovin nuk janë takuar kancelarja gjermane, Angela Merkel, e as ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Wess Mitchell.

Please follow and like us: