Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Kufijtë janë ata të 17 shkurtit të viti 2008

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me një shkrim në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas protestës së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje ku morën pjesë qindra qytetarë nga mbarë Kosova, shkruan “Zëri.info”. Haradinaj ka falënderuar protestuesit për siç ka thënë ai kulturën qytetare që kanë treguar në protestën e sotme. Ai po ashtu ka siguruar qytetarët se kufijtë e Kosovë janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008.

Postimi i plotë i Haradinajt:

 

I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit. Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale. Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës. RH

Please follow and like us: