Albspirit

Media/News/Publishing

Vihet në pranga djali i deputetit socialist

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur ditën e sotme nga Gjykata e Krujës për 24-vjeçarin Rexhep Rraja, i cili është vënë në prangat e policisë. I riu, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, akuzohet se ka dhunuar të renë Xhisiela Maloku, madje dhe se ka abuzuar seksualisht me të. Gjykata ka gjetur mjaftueshëm prova për ta lënë pas hekurave të riun. Kjo pasi edhe ekspertiza mjekësore zbuloi se ndaj Xhisielës ishte ushtruar dhunë fizike. Ishte Maloku ajo që denoncoi në polici të riun me të cilin kishte pasur lidhje intime, ndërsa pak më vonë e tërhoqi kallëzimin. Rasti në fjalë ka ngjallur edhe indinjatën e politikës, ku mazhoranca akuzohet se i ka dalë në mbrojtje djalit të deputetit dhe ka lënë të pambrojtur të renë.

Please follow and like us: