Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar
Agim Xhafka ka ndarë një lajm të dhimshëm në rrjetet sociale ku me anë të një statusi njofton ndarjen nga jeta të një gazetari të njohur.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur shqiptar Thimi Nika. Nika njihet si një redaktor dhe historian shumë i shquar.
Statusi i Agim Xhafkës
“JAVA NIS KEQ…
Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndërrat. Bëri atë që dinte më mi rë;askush të mos ia mësonte hallet e tij.
U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:
-Thimi na la.
Mbesa,sa pa hidhërimin tonë,pyeti:
-Çfarë profesioni kishte?
-Punonte shok,ashtu tërë jetën.-i thashë.
Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar,shef,drejtor,filatelist,historian,redaktor klasi,botues… Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund,të këshillonte,të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.
Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Në se do më duhet këshilla e tij do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms,me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.
Lamtumirë shok e mik. Mos na harro,ore!”