Albspirit

Media/News/Publishing

Kamioni i merr jetën Ali Fuçisë në Yrshek

Viktima e aksidentit të rëndë në Tiranë është një 65 vjeçar. Policia ka bërë identifikimin e tij. I moshuari Alia Fuçia u përplas për vdekje nga një kamion.

Aksidenti

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek. Policia njoftonte se mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull, Alia Fuçia i sapoidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

Please follow and like us: