Albspirit

Media/News/Publishing

Policia shpall në kërkim Elvana Gjatën


Këngëtarja Elvana Gjata mësohet se është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri. Arsyeja është sepse, ajo është larguar nga Shqipëria pa dhëne deklarime, thanë burime, shkruan Panorama. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë. Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hatos dhe Ervis Martina-t. Një nga pistat e grupit hetimor për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, është se “mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja.

 

Please follow and like us: