Albspirit

Media/News/Publishing

Emina Çunmulaj i ndryshon jetën familjes së 5 jetimëve nga Kruja

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Emina Çunmulaj ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta private dhe na ka dhuruar një mbrëmje plot humor (lexo këtu). Por, kemi zbuluar edhe një anë tjetër të modeles, anën e saj bamirëse. Përveçse një vajzë e thjeshtë, Emina është edhe një njeri që i pëlqen të ndihmojë njerëz dhe familje në nevojë dhe pikërisht këtë gjë ka bërë me një familje nga Kruja. Në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe”, ajo ka ndihmuar familjen e 5 jetimëve, të cilët pas ndarjes nga jeta të të atit, jetonin vetëm me nënën në një shtëpi me kushte shumë të këqija, në gjendje jo të mirë ekonomike. Emina u ka dhuruar një apartament në Tiranë, në mënyrë që fëmijët të ishin pranë shkollës, spitalit dhe çdo institucioni tjetër të nevojshëm për një jetë normale.

Please follow and like us: