Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Rrëfimi i Vasfijes ra si këmbanë e vonuar për shoqërinë tonë

 

Çdoherë tema e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit asnjëherë si tejkaloi tabutë, por viktima të krimit seksual s’paskan qenë vetëm gratë, por dhe fëmijët e madje dhe burrat. Vetë heshtja ndaj kësaj çështje të ndjeshme dhe mos-serioziteti i institucioneve tona ka bërë që viktimat të mbyllen dhe të humbasin në vuajtjen e vet. Madje e turpshme është se si shumë OJQ të ndryshme kanë përfituar nga vuajtja e këtyre viktimave, duke i lënë këto të fundit pa asgjë, veçse në tmerrin e vet.

Dhimbja e tjetrit shpesh na duket e largët dhe e huaj por ne si tërsi në fund-shekullin e shkuar përjetuam apokalipsin si komb, gjë që ish dashur të na bënte të reflektojmë më thellë, ndaj disa problematikave ekzistenciale dhe post-traumës e cila na përcjellë deri në ditët e sotme.

Janë shuar aq shumë zëra që është dashur të dëgjohen, duke u shndërruar në hije që frymojnë, dhe duhet një guxim i madh që viktimat e dhunës seksuale, të dalin para botës dhe të tregojnë për torturat dhe ç’njerëzinë e përjetuar nga forcat serbe.

Shumë nga ato gra që përjetuan ç’njerëzinë nga armiku nuk ia dolën as të flasin e as të jetojnë. Shumë nga ato kryen vetëvrasje, shumë nga ato vdiqën për së gjalli e shumë nga ato i vramë prapë duke i gjykuar, turpëruar e përqeshur.

Rrëfimi i Vasfijes ra si një këmbanë e vonuar që na e therri shpirtin!

Please follow and like us: