Albspirit

Media/News/Publishing

Miranda Içi: Ajo kish harruar

Ajo
Kish harruar
të vishej prej fryme,
si vishet një xham prej pritjes.
Te kridhej krejt lakuriq në ëndërr,
dhe të zgjohet mbështjellë me mjegull të bardhë, kish harruar.
Të vdesë si flutur brenda syve ku digjet një flakë ngjyrë vjollcë,
të përsërisë fjalë në jerm prej dëshirës, pat harruar.
Të braktisë trupin në hapësirën e pamatë të një përqafimi,
dhe të bëhet harku ku lartohet shigjeta e ngulur në zemër.

Mbi të gjitha ajo pat harruar të jetë femër.

Please follow and like us: