Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, akuzohet për korrupsion
Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Sipas burimeve të policisë, Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua sot pasdite. Aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Arben Çuko, u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrisë së Drejtësisë, në fillim të shtatorit.
Please follow and like us: