Albspirit

Media/News/Publishing

Delegacioni gjerman brenda kompleksit të muxhahedinëve në Shqipëri

 

Një delegacion i lartë nga Parlamentit Federal Gjerman, që përfshinte Prof. Dr. Rita Sussmuth, ish Presidente e Parlamentit Federal Gjerman (1988-1998), Otto Bernhardt, ish anëtar i Parlamentit Federal Gjerman (1988-2009) dhe i Bordit të Fondacionit Konrad-Adenauer, Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Familjen, Gratë dhe Rininë, dhe Thomas Nord, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Punët e Bashkimit Europian, udhëtuan për në Shqipëri për të vizituar kompleksin e Muxhahedinëve iranianë në Manzë, Durrës, dhe për të marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, me titullin: “Kërcënimet e fondamentalizmit islamik, dhe sponsorizimi shtetëror i terrorizmit nga regjimi iranian në Europë dhe Ballkan”.
Delegacioni gjerman vizitoi kompleksin e banimit të Muxhahedinëve iranianë, në Manzë, Durrës, dhe bisedoi me anëtarët e MEK rreth kushteve të tyre kohët e fundit. Dr. Sussmuth, dhe delegacioni gjerman, i cili ka luajtur një rol aktiv në transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në vendet europiane, gjatë vizitës në vende të ndryshme të kompleksit, shprehën mirënjohjen e tyre që anëtarët e MEK ndodhen në një vend të sigurtë.
Në emër të delegacionit, Prof. Rita Sussmuth i dhuroi një pikturë të madhe të Parlamentit Federal Gjerman anëtarëve të MEK, si shenjë të mbështetjes së Parlamentit Federal Gjerman për rezistencën iraniane, dhe uroi që Irani të çlirohej sa më shpejt, dhe anëtarët e MEK të ktheheshin në vendin e tyre.

Në këtë vizitë, anëtarët e delegacionit gjerman vrojtuan zhvillimet në ndërtimin e kompleksit, të mrekulluar nga fakti që banorët kanë mundur të arrijnë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe vetëm me shpenzimet e veta. Delegacioni ishte gjithashtu i impresionuar nga zgjedhja vullnetare e anëtarëve të MEK, kauza e të cilëve është liria e popullit iranian dhe zhdukja e regjimit diktatorial në Iran.
Në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të MEK, Otto Bernhardt, ish zëvendës ministër dhe anëtar i bordit të fondacionit Konrad Adnauer nga Partia Demokratike Kristiane tha: “keni bërë rrugë të gjatë, por distanca drejt objektivit tuaj është e shkurtër. Stacionet tuaja të mëparshme ishin Ashraf dhe Liberty dhe tani Shqipëria, por objektivi final është liria e Iranit dhe ne, së bashku, do ta arrijmë këtë objektiv.”
Rita Sussmuth, ish-Presidentja e Parlamentit Gjerman, tha: “ju gëzoni lirinë në Shqipëri, liri e cila ju mohohej në Irak për shkak të shtypjes. Gjallëria dhe shkathtësia juaj më motivojnë shumë dhe janë shenja të besimit që keni në objektivat tuaja, që përfshijnë një Iran pa diktator. Vazhdoni me përpjekjet tuaja dhe unë do të jem gjithmonë me ju.”
Thomas Nord, Anëtar i lartë i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “një nga pyetjet që i kam bërë gjithmonë vetes është si munden disa njerëz, pasi kanë luftuar për dekada të tëra për liri e demokraci, të jenë ende plotësisht të motivuar. Sot, gjatë vizitës sime në kompleksin tuaj, e gjeta përgjigjen. Pashë kaq shumë njerëz të vetëmohuar të cilët kanë sakrifikuar kaq shumë me vullnetin e tyre, për të luftuar kolektivisht për liri.”
Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “Shqipëria, vendi që ka mirëpritur MEK-un, shquhet për një veçori të saj, dhe kjo veçori është bashkëjetesa paqësore midis feve të ndryshme. Marrëdhënia juaj aktive dhe miqësore me shoqërinë shqiptare në fusha të ndryshme është e mrekullueshme. Shpejtësia dhe cilësia e zhvillimeve tuaja në ndërtimin e vendbanimit të ri është një tregues i vullnetit që keni për të liruar Iranin”./balkanweb/

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Fotografia e Mijera Yje

Posted by Mijera Yje on Tuesday, October 23, 2018

 

Please follow and like us: