Albspirit

Media/News/Publishing

Sandër Lleshi rrëfen kur iu bë oferta për ministër: Nuk mund ta kundërshtoja propozimin e Ramës

Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm në pritje, ka rrëfyer në emisionin ‘Opinion’ se propozimi për të marrë këtë detyrë të rëndësishme ishte i papritur. Lleshi tha se oferta nga kryeministri Edi Rama i është bërë rreth tetë orë përpara se lajmi të bëhej publik. “Ishte plotëisht e papritur, unë e kam marrë vesh tetë orë përpara jush”, tha ish-këshilltari i Ramës. Sandër Lleshi ka theksuar se nuk mund të kundërshtonte këtë propozim për shkak se i bëhej nga Edi Rama, person me të cilin ndan shumë gjëra. “Është një propozim që nuk mund të kondërshtohej për shkak se vinte nga Edi Rama, me të cilin ndaj shumë gjëra, edhe si ushtarak nuk i iki sfidave”, deklaroi Lleshi. Ai tha se ka marrë përsipër detyrën politike si ministër i Brendshëm dhe nuk ka për qëllim të sillet si kryepolici i Shqipërisë.

Please follow and like us: